• |
ide | kryesore

Hipokrizia e Ramës në luftën me mediat

2, Ide

Edi Rama i është rikthyer disa herë të enjten në mbrëmje, në emisionin e ri “Open”, diskreditimit të rolit të medias si pushteti i katërt. Ai ka dëshmuar me këmbëngulje, përballë Eni Vasilit, paaftësinë e TV-ve dhe portaleve për të qëmtuar faktet, deklaratat, qëndrimet dhe për t’i përcjellë publikut të vërtetën.

Fabula e Ramës tashmë është e njohur: “PD-ja thotë që unë jam hajut. Unë them që jam burrë i ndershëm. Cili e ka forcën, detyrimin, moralin për të parë nga peshon e vërteta??? Natyrisht mediat”.

Sipas kryeministrit ato kanë dështuar t’a luajnë rolin e fuqishëm të një kundërpushteti duke u mjaftuar me raportimin steril, “kështu tha X” kështu u përgjigj Y”.

Për hir të së vërtetës duhet pranuar se formalisht Rama ka të drejtë në konstatimin që bën. Pjesa më e madhe e medias shqiptare, mbi të gjitha TV e mëdha që pronarët i kanë vënë ato në dispozicion të bizneseve të të tyre familjare, nuk i shkojnë asnjë historie deri në fund. Ata i tremben të vërtetës, po me të njëjtën zemërdridhje që i tuten edhe ata që duhet të ishin subjekte të investigimeve të tyre.

Por, kjo nuk është aspak një rastësi. Dhe kryeministri që bërtet sot “kapeni hajdutin” nuk është kaq i pafajshëm në këtë histori.

Për t’a kuptuar më mirë këtë, mjafton të kujtojmë një ngjarje të ditëve të fundit. Jo nga ato që kërkon ndonjë investigim të madh se ku i gjeti Basha paratë që pagoi lobistët në ShBA, apo cilët janë ata që kanë ndërtuar vilën e Ramës në Surrel dhe sa kanë fituar pas kësaj. Këto mund të ishin vërtet investigime të vështira që kërkonin, kohë, para, guxim, profesionalizëm.

Por, shembulli i mëposhtëm nuk kërkon asnjë nga këto sakrifica. Fjala është për letrën që Komisioni Europian i dërgoi qeverisë shqiptare për ligjin për teatrin. Aty lexohej e zeza mbi të bardhë se procedura e ndjekur nga Rama, Fusha dhe Veliaj, ishte goditur ashpër. Se, për Brukselin, qe i paimagjinushëm, një ligj special për një person të vetëm, duke përjashtuar nga gara këdo tjetër. Pikërisht këto argumenta e kishin bërë qeverinë shqiptare të zbythej me turp dhe të pranonte para autoriteteve të BE-së se do t’a amendonte ligjin.

Mirëpo sapo kjo shuplakë mbi metodat se si qeveris rilindja u bë publike, u shfaq menjëherë në treg një “artist” që e ka ngrënë me kohë turpin me bukë. Erion Veliaj, doli dhe bërtiti se kjo qe një fitore, se ata që donin t’a pengonin procesin tani duhet të heshtinin dhe se ligji që ishte shumë i mirë do të bëhej edhe më i mirë akoma.

Lexo më tej:

Koment / “Lali Eri” ky klloun shurdh, por aspak memec

Cilitdo që ka dy para mend në kokë, pas këtyre fjalëve do t’i vinte për të ulëritur.

Por në pjesën dërrmuese të mediave tona, lajmi u përhap sipas versionit të kryebashkiakut. Askush nuk u mundua të pyeste për inkoherencat e asaj që Veliaj kishte thënë më parë dhe si po dredhonte tani. Askush nuk u përpoq të shkonte përtej duke hedhur poshtë argumentat e pronarit të truallit dhe ofertës ë pakërkuar të ardhur nga Fusha, që kishim dëgjuar më parë.

Ja pra ky shembull i thjeshtë, ku zbulimi i së vërtetës nuk ka nevojë  – as për zotësi të madhe, as për profesionalizëm të tejskajshëm, as për kohë investigimi pa fund dhe as për shumë para –që të dalë në shesh, tregon se pjesa më e madhe e mediave tona janë të gatshme të nënshtrohen para pushtetit.

Problemi i tyre nuk është se nuk e kuptojnë të vërtetën -si në rastin e mësipërm kur ajo është fare e thjeshtë- halli i tyre qëndron në frikën për ta thënë atë.

Dhe pyetja që vjen më pas është: po kujt i shkon për shtat kjo mjegullnajë e qëllimshme? Cili përfiton nga këto qëndrime sterile, që në vend ta qartësojnë publikun e trullosin atë?

Besoj se në këtë pikë nuk ka asnjë dyshim: relativizimi i të vërtetave i shkon për shtat gjithnjë qeverive, asaj Berisha dje dhe kësaj Rama sot. Pikërisht për këtë ata i kanë dyndur me financime direkte dhe mbështetje okulte në formë kocesionesh për rrugë, lejesh ndërtimi, tenderash gjithfarësojësh, ata pronarë mediash që i kanë vënë vetes mision të përhapin mjegull.

Prandaj Edi Rama vazhdon t’i quajë kazan dhe makineri balte, ato fare pak të tjera që përpiqen të përmbushin misionin e gazetrisë së vërtetë.

Dhe pikërisht në këtë paradoks qëndron problemi. Sepse Edi Rama ka të drejtë kur gjen me qindra shembuj të një gazetarie sterile që nuk luan rolin e pushtetit të katërt, por për fat të keq ai është një nga financuesit, mbështetësit dhe përfituesit e saj. Kjo është dhe arsyeja që kur ankohet ngjan më hipokrit se kurrë.

©Lapsi.al

 

20 Comments

  1. Gjithe krahasuar me standartin e vlerave,mediat ne Shqiperi Jane thellesisht te inkriminuar,kriminale dhe katunare.Kudo ne bote,po edhe ne Danimarke,Singapore Apo Zélande,qe Kane qeverite me te ndershme ne bote,media dhe shoqeria,e Kane ne lupe qeverine.Ketu qe kemi qeverine me kriminale dhe antipopullore,mediat Jane bythelepirese te qeverise.Po kaq e inkriminuar dhe kriminale eshte dhe shoqeria shqiptare.Turp,turp,turp,edhe krim.

  2. Si u gdhi Moniqa sot,me qitap ose me defter,akoma me teatrin e kukllave,tregu cam ecen,revolucioni eshte zgjidhja , Bushati qeka ngrit heret ndersa Shkul aku pret te mesoje shqip

  3. Berisha dje, Rama sot. Rama dje jo ee? Frangaj dje, Frangaj sot, po Ben Blushi, i adhuruari yt, ku ben pjese dje apo sot

  4. Kudo ne bote,kur ftohen ne nje studio,Qofte ky Regani Apo Pinoqeti,Kabila Apo Mugabe,présidente Apo mbreter,ne Siklet vihen te ftuarit.Ketu ne Siklet vihen gazetare,Jo ne Siklet por duken si femija i klases se pare para mesuesit.Kudo ne bote te ftuarit dridhen para gazetareve,ketyre gazetaret i kapin per veshi……………….Pune shqiptaresh……….!!!????

  5. Bravo bushat qe pranon qe media nuk ben punen si duhet per te percjelle te verteten te publiku.me ne fund doli nje gazetar me pervoje te pranoje nje te mete te madhe te gazetarise

  6. Nje bravo te madhe Zoti Bushati.Te lumt,te lumt,te lumt….Scanim me perfekt,per hipokritet
    e”rilindjes”,nuk behet.Erion Makiaveli,eshte misherim i peversitetit dhe dagradimit moral ne
    shoqerine shqiptare,gjithashtu edhe inspiruesi i tij,mesuesi i vizatimit.

  7. Si e premte qe eshte ke bo nje shkrim per te marre rrogen.Ne presim revolucion nga rrugacet qe quhen masa te pakenaqura.Hajde ishalla i mbushet mendja ulkonjes dhe fillon nje sherr tjeter per familjen,komunist ngeli deri ne palce dhe ka vene nje dordolec qe nuk tremb as galat,mjere PD qe u be prone familjeje.Per keto pordhet e Bushatit edhe vete Bushati e di qe nuk as ne hale nuk shkohet.Ne kemi hallin e pushtetit ,te tjerat jane koti.Iken nje pale hajdutesh dhe vine nje pale gangsteresh,edhe Bushati ka se me c’fare te merret.Bertet si miu ne cark.

  8. Koqe andi ,koqe komentuesit qe e mbrojne! andi thote qe krimi filloi me ardhjen e rames me 2013! C’do gje filloi me krijimin e PD! Ne komunizem ishim te gjithe njelloj! Te dhjere por krenare! Nje nga te paktet ishe andi nipi i kapove dhe bushatllinjve! Tani andi na eshte berishist i thekur se saliu e paguan me para te Gerdecit,Ruges se kombit etj. Te rroje poshtersia ne Shqiperi bashke me salen,meten!

  9. Hipokrizia e Ramës ne lidhje me tragjedinë e Gërdecit.
    Qeveria Berisha vrau 26 persona, qeveria Rama luftë kundër dëmshpërblimit të viktimave në Strasburg
    Nëse Sali Berisha, i biri dhe dy ish-ministra janë akuzuar si përgjegjës të Gërdecit, pala tjetër, asokohe në opozitë dhe sot në pushtet, është pozicionuar në gjykatë kundër familjarëve të viktimave të Gërdecit. Erdhi në pushtet me premtimin se do të krijonte kushtet për të çuar para drejtësisë përgjegjësit e Gërdecit, por kjo qeveri sot vijon dy beteja paralele gjyqësore me familjarët e Gërdecit. Siç dihet, Ministria e Mbrojtjes është përfshirë në një betejë gjyqësore me familjarët e viktimave të Gërdecit, për çështjen e dëmshpërblimit, në Gjykatën Administrative. Gjatë seancave gjyqësore, Ministria e Mbrojtjes ka mbrojtur të gjitha vendimet dhe aktet në lidhjet me fabrikën e demontimit të armëve në Gërdec. Megjithatë, pavarësisht pretendimeve të stafit të zonjës Kodheli, Gjykata Administrative ka pranuar padinë dhe kërkesën e familjarëve për dëmshpërblim. Por, Ministria e Mbrojtjes ka vendosur të vijojë betejën në Gjykatën e Apelit. Ndërkaq, qeveria “Rama” ka nisur edhe një proces paralel gjyqësor me familjarët e viktimave të Gërdecit në Gjykatën e Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Në betejën e dytë, familjarët e viktimave të Gërdecit kërkojnë një gjykim nga fillimi të të gjithë zyrtarëve, ish-funksionarëve dhe biznesmenëve të përfshirë në skandalin e Gërdecit. Nga ana e tij, kryeministri Rama ka angazhuar Avokatin e Shtetit, për të rrëzuar familjarët.
    Qeveria “Rama” ka mbrojtur zyrtarisht alibinë e Sali Berishës për Gërdecin. Berisha e ka konsideruar Gërdecin një aksident teknologjik. Por, edhe ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, mendon se Gërdeci ishte një aksident teknologjik. Për shumëkënd ky fakt mund të tingëllojë i pabesueshëm, por ky është një argument me të cilin Mimi Kodheli po u kundërvihet familjarëve të Gërdecit në gjykatë. Përfaqësuesit e Ministrisë së Mbrojtjes i kanë kërkuar Gjykatës së Tiranës të rrëzojë padinë e familjarëve të viktimave të Gërdecit me argumentin se shpërthimi ishte një aksident teknologjik. Gjithsesi, pavarësisht rivrasjes së viktimave nga gjykatat e degraduara shqiptare, nuk ka asnjë dyshime se shpërthimi i Gërdecit, nuk ishte një aksident teknologjik, por një biznes i mirëfilltë qeveritar, në shërbim të të cilit u vunë ministra, ushtarakë etj.
    Qëndrimi i qeverisë në Strasburg
    Kohë më parë, përfaqësuesi ligjor i familjarëve të viktimave të Gërdecit, avokat Dorian Matlija, ka zbuluar qëndrimin e zyrtar të qeverisë “Rama”, për çështjen e Gërdecit në Strasburg. “Në përgjigjen e dërguar Gjykatës së Strasburgut për çështjen që kanë hapur atje familjarët e viktimave të Gërdecit, qeveria ka mbajtur qëndrimin se shteti nuk ka asnjë përgjegjësi dhe se zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes, përfshirë këtu edhe ministrin e asaj kohe, kanë vepruar me përkushtim për të siguruar mbarëvajtjen e procesit. A nuk duket se ky qëndrim është diametralisht kundër qëndrimit tuaj politik se Gërdeci ishte një krim shtetëror? Nuk i besoni me këtij versioni, apo keni ndryshuar qëndrimin për arsye taktike që familjarët e viktimave të mos përfitojnë asnjë dëmshpërblim? Ju kujtoj këtu se këtë qëndrim Ministria e Mbrojtjes dhe ndërmarrja MEICO po e mban edhe në gjykatat shqiptare, megjithëse gjykatat deri tani u kanë dhënë të drejtë familjarëve dhe jo juve”, ka deklaruar Matlija në letër publike, drejtuar kryeministrit Rama. Adriatik Doçi

  10. Rama i thote gazetareve te investigojne pune e tij dhe ministrave kurse gazetaret neper kafe marin lajmet e njeri tjetrit dhe i botojne neper portale dhe ne fund bushati i permbledh dhe neser ben nje shkrim dhe ne titull thote investigim i…………………………

  11. Zigur Qarri na qenka Adriatik Doci?! Si eshte e mundur? Nuk e mban mend andi kur saliu e quajti “pucist” dhe me nder jush- u dhje ne breke- sic thote populli! andi dhe tosi me mercenaret e tjere, po e demtojne rende median dhe realitetin e sotem shqiptar me analiza te porositura nga krimineli sali! Luhet fati i saliut-likes-bashes dhe PD-LSI por edhe i PS edhe partickave te vogla me njerez te medhenj si ndoka,dashi,medi Gerdeci,greku shqiptar etj. Por ky, andi ,eshte nje qenije e vecante berishiane e zbuluar nga saliu qe kur ishte fare i vogel! Mendoni dhe me sy blue, si femrat qe kane profesionin me te vjeter ne bote! Prostitute politike eshte andi asgje me shume!

  12. Sakte po perciptas. Rama e di kete me mire se gjithkush. As nuk ja vlen te analizohet Rama se cfare thote ne studion e nje gazetareje 3 lekshe e ne tv e Ben Blushit. Rama realizoi qellimin e vene qe ne krye. Ta katandise median keshtu ne sherbim te pushtetit te tij. Dhe nuk eshte problem vetem fshehja, heshtja, omertaja politike e Vjollces , Blushit, Sander Frangajt e Dulakut, nuk eshte problem vetem neveria e propagandes se Velise se ai eshte bere qesharak, as te pazaret legene te Blushit , as te sherbimi i deshperuar i Sokol Balles te vizionit . Sot demi me i madh eshte cfare po i ben ketij publiku tv Klan. Jeni pak te shqetesuar per kete apo jo? Nuk duhet te kishin pushuar penat tuaja se po promovohet me force, injorance, vulgaritet, idjotesi, banalitet, dhune, kotesi . E gjitha kjo me nje intesitet te frikshem nga njeri program ne tjetrin. Orare prime time, dreke, paradite. Llum i e vulgu i keij vendi hyne e dalin neper studio si modele suksesi per rinine. Ky do jete dem pa kthim. Se nuk e ndal kush Canin u be 20 vjet. Po rriten breza me ate pacavure. Pastaj del dhe nje idiot tjeter si mamaqi. Llahtari . dem kombetar per asgjene qe perfaqeson ai njeri. Etj etj. Ne cdo vend te botes do ndaloheshin nga agjenci qe kontrollojne mediat kombetare qe u eshte dhene ai status per te plotesuar disa kritere thelbesore. Ka tv kabllore ku mund te shfryjne frustrimin keta birbo. Si eshte e mundur qe nuk flet askush. Nuk duhet te pushonin editorialet. Por Sandri Sandri. Sandri i gjithe kryeministrave e i Samir Manes. Sandri ju tremb te gjitheve. Rama sot eshte , neser jo. Po Sandrit cfare do ti beni? . Sepse demi qe po i ben ketij publiku eshte helm qe injektohet nen te vetmen shtyse e arsye. Parane e qelbur qe qarkullojne nga njeri pushtet ne tjetrin.

  13. Mjafton te shohesh tenderat e ndertimet ne Tirane te kuptohet se Vizion + financon fushaten politike te majte dhe ne kembim zhvat buxhetin e shtetit shqiptar.DULAKET duhen hetuar nga Vettingu per krim ekonomik ne bashkepunim me qeverine e majte RAMA,duke i shkaktuar buxhetit te shtetit shqiptar humbje marramendese.
    Nese doni me shume,thjesht shikoni emisionin Publicus te ARTAN RAMES qe te mund te shikoni fytyren e vertete te Genc Prostitute Dulakut

  14. Ju mbahet mend Ardit Gjoklaj?
    Ai emision u censurua nga televizioni mafioz Vizion + me ne krye Dulaket,klani mafioz me famoz shqiptar,nje mafie e forces te majte politike qe financon drejtperdrejte fushaten e partise socialiste.
    Artan RAMA i publicusit ne artikullin e vet shpreh : Shoqeria e ndertimit EDIL AL u shpall fituese ne nje tender te majme per Sallen e TKOB gjoja per rehabilitim. Njoftimi u be publik ne faqen e Agjencisë së Prokurimit në Web…..Sipas njoftimit ishte identifikuar si oferta e suksesshme ne nje procedure prokurimi te hapur me objekt Rehabilitimin e Teatrit Kombetar te Operas dhe Ansamblit Popullor……Shoqeria në fjale ishte debitore ndaj Tatimeve 1 muaj perpara se te shpallej si fituse e tash u shpall ne kundershtim me ligjin……Kta oligark te paturp hodhen ne gjyq dhe Artan Ramen gjoja per shpifje dhe prishje imazhi se si durojn dot tvertetat……Ja prezenca e EDI RAMES…fut debitorin e tatimeve ne gare per tender kurse debitoret e tjere pa perkrahje politike jan te destinuar me i paguajt tatimet…e pse….sepse DULAKET jane sponsor kryesor i fushates se EDI RAMES dhe si shperblim marrin tendera e spaguajn taksa fare…..matematike e thjesht….si puna e fusha shpk jane tgjith oligarket e tjere….Dulaket e Vizion + kan vjedh toka ne jug e ne Tiran kur ka qene Edi Rama kryetar bashkie…kush ja la tokat qyrraveceve te Nikos. ..kshu esht kur Shqiperine e marin ne qafe horra Dulakerish. ……kriminele e zhvates te hapesires publike hajduter te pasuris shteterore…..,mashtrues ordinere……taksat nuk i kan paguar ndnj,DULAKET mbajn vendin e 1 per evazion fiskal.
    Klika punisto-mafioze.

  15. Vizion + ne krahasim me TOP Channel ka me shume abuzime ne kurriz te shtetit shqiptar.Nese Vjollca ka shitur aparate apo ka vendosur kioska,DULAKET E VIZION + kane vjedhur toka e kane manipuluar toka ne jug te vendit ku kane ndertuar komplekse.Mjafton te shohesh mashtrimet qe kan ber dhe taksat e papaguara ndaj shtetit shqiptar e te le te kuptosh qe duhet mi bojkotu Vizion plus dhe cdo sherbim DULAKESH tringjesh.

    VIZION + ESHTE MAFIE,NUK PAGUAN PUNTORET,ZHVAT DHE MASHTRON DHE MANIPULON.

    DULAKET,MAFIA POLITIKE SHQIPTARE!

    E VERTETA NUK MBULOHET

  16. DULAKET,VIZION + DHE MEDIA DIXHITALE ME EMRIN TRING JANE MJETET E MONITORIMIT TE SHUMICES SE SHQIPTAREVE DUKE ZOTERUAR TREGUN ME TE MADH SHQIPTAR ME ANE TE MASHTRIMIT.

    KETA TE PAUDHE DULAKERISH SKANE PAGUAR TAKSAT NDAJ SHTETIT SHQIPTAR DUKE REZULTUAR NE KRIM EKONOMIK NE BASHKEPUNIM ME QEVERINE RAMA.

    KETA TE PAUDHE U BENE SHKAK PER MOSREALIZIMIN E DOKUMENTARIT PUBLICUS NGA GAZETARI ARTAN RAMA,DUKE E HEQUR NGA PUNA DHE DUKE U PERPJEKUR TJA MBYLLIN GOJEN.

    KETA TE PAUDHE DULAKERISH,GENC DULAKU KERCENOI GAZETARIN ARTAN RAMA PER TE MOS E PUBLIKUAR DOKUMENTARIN DHE SHKUAN DERI ATY SA E HODHEN NE GJYQ PER DEMTIN IMAZHI,NJE TAKTIKE BURRACAKERISH KJO PER TE KERKUAR SHPERBLIM PER FIGUREN APO IMAZHIN…

    PO DULAKU SI FAMILJE OLIGARKESH NJIHET GJITHESISHT SI FAMILJE MAFIOZESH TE LIDHUR ME KRIMIN DHE MASHTRUES E ABUZUES TENDERASH…

    CA IMAZHI JU PRISH JUVE,O MUTER…

  17. DULAKET DHE OLIGARKET E TJERE,LEKE MUND TE KENI,PUSHTET PO ASHTU…..

    PORRRR NUK MUND TE KONTROLLONI DOT FJALEN E LIRE,FJALEN E NJE POPULLI QE PO ZHVASNI DHE MASHTRONI

    FJALA E LIRE KURRE SDO JETE E MBYTUR NGA PASURIA JUAJ E VENE JO LEGALISHT….

    UNE DO VAZHDOJ TE POSTOJ PAUDHESITE TUAJA,JU SFIDOJ O OLIGARKE KURVASH…

  18. O Amstel,lloj birre! Per ke e ke fjalen “oligarke”? Kane emra? A eshte Rama aty,po saliu,po meta po lulja? Pse nuk jane dakord me Vettingun?

    1. Fjala eshte per oligarket e biznesmenet mafioze….
      Rama nuk eshte por jane biznesmenet prapa RAMES qe e financojne dhe i pastrojne leket…

      Keto jane DULAKET E VIZION +

  19. Pa dashur ju hodha nje sy emrave te komentuesve mbrojtes se andit dhe vrasesit sali! Ketu nuk flitet me per korrupsion por per krim per vrasje te njerezve te pafajshem! Vura re se ari- i jane shtuar edhe injoranti Zigurr Qarri,Joida etj qe nuk dine si shkruhet gjuha shqipe dhe ngaterohen me te gjithe ata qe nuk mendojne si ata! Shenje injorance te perdoresh fjale te pista!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu