• |
ide | kryesore

Investigimi/ Çfarë i lidh operacionet e RENEA në Shkodër, Nikël dhe Lushnje

Kryesore, Lajme



5 shtator 2018.

Shkodra zgjohet e pushtuar. Të paktën kjo ishte përshtypja që jepej nga titrat që mbushën ekranet e TV-ve se në kryeqendrën e veriut kishin zbarkuar dhjetëra forca të njësiteve speciale dhe ato RENEA. Sipas të njëjtave burime, synimi ishte kontrolli në dy lagjet e “atyre që bënin ligjin” në këtë qytet, Kiras dhe Dobraç.

Operacioni nisi ende pa zbardhur dhe në pjesën më të madhe të qytetit u ndërpre energjia elektrike. Teksa pinin kafen e mëngjesit shkodranët pyesnin njëri – tjetrin për atë që po ndodhte. Ekranet e TV-ve nuk reshtin së pompuari operacionin e policisë në një qytet ku vetëm në 2 muaj e gjysmë janë kryer 5 vrasje mafioze dhe 2 persona rezultojnë ende të zhdukur pas rrëmbimit.

Por cila ishte finalja e gjithë kësaj?

Vetëm në orët e vona të mbrëmjes u shpërnda te gazetarët një gjysmë-sms se në pranga ishin vënë 4 persona të familjeve Lici dhe Bajri si dhe janë sekuestruar sende të paligjshme dhe 4 makina të blinduara.

6 shtator 2018

Përpara medias del zv.ministrja e brendshme dhe kreu i policisë së Shkodrës. Ata japin emrat e të arrestuarve. Në pranga ishte vënë Ilir Bajri, Emrah Plaku, Astmer Bilali dhe Erogen Brajoviç.
Si rrallë herë nuk u dha motivi i arrestimit dhe akuza që rëndonte për ta. I vetmi “justifikim” ishte pjesëmarrja në banda kriminale, por provat dukeshin të pakta.

Kështu e konsideroi edhe gjykata e Shkodrës që 2 ditë më pas vendosi të lirojë Astmer Bilalin duke vendosur masën “arrest shtëpie” ndërsa 3 të tjerët do të qëndrojnë në qeli vetëm 30 ditë. Nëse prokurori nuk dorëzon prova të tjera, të gjithë shkojnë në shtëpi. Operacioni që u ngrit me aq bujë dukej qartë se kishte dështuar. Asnjë nga autorët e ngjarjeve të rënda që kanë tronditur qytetin nuk ishte vënë në pranga.

12 shtator 2018

Radhën e qyteteve për tu bërë “hit” në ekranet e TV-ve që transmetojnë 24 orë lajme e kishte një tjetër emër. Nikla. Një fshat i vogël në afërsi të Fushë Krujës është dëgjuar shpesh për grupet kriminale të përfshira në trafik droge dhe vrasje të bujshme. Shpesh herë ky fshat është konsideruar edhe si një zonë ku fshihen persona me rrezikshmëri kriminale dhe në kërkim nga policia.

Skenari është i ngjashëm me Shkodrën. Sërish makina të rënda të RENEA-s dhe FNSH-së pa zbardhur dita. Ndërpritet edhe një herë energjia elektrike. Këtë herë mediat u mbajtën më afër. “Rastësisht” disa kamera filmuan edhe arrestimet. Persona kokulur që të prangosur futeshin në makinat e rënda të policisë. Edhe në Nikël askush nuk “ngriti dorë” ndaj policisë.

Menjëherë qarkulluan emrat e “të fortëve” që policia kishte shqoëruar. I pari, Durim Bami i akuzuar për një sërë çështjesh. Pjesë e “skenarit” që do të eliminonte Tom Doshin. Shoqërohet edhe Flamur Haka (i njohur me nofkën Tuku) i konsideruar si koka e grupit të Niklës. Flamur Haka ka qënë i dënuar me 16 vjet burg për grabitje me dhunë, atentat, rrëmbim personi në vitin 2008.

Por si përfundim asnjëri nuk u arrestua. Të dy u lanë të lirë. Në qeli ndodhen Lutfi Haka, Marklen Haka, Ylli Çangu, Skender Leza dhe Valter Bami. Këta akuzohen vetëm për amrëmbajtje pa leje pasi në shtëpitë e tyre u gjetën 3 pistoleta, municione dhe sasi parash të fshehura në dollapë. Sërish policia kishte dështuar të kapte “peshqit e mëdhenj”.

14 shtator 2018

Mëngjesin e së shtunës RENEA dhe FNSH kishin mësyrë në Lushnje. Synimi ishte kapja e 2 “emrave me peshë” në këtë qytet dhe prej shumë kohësh listën e të kërkuarve të policisë. Burimet thoshin se fshiheshin në një banesë, por mesa duket atyre u kishte shkuar SMS-ja më parë se policia.

Rezultati ishte plagosja e një 77-vjeçari që doli me çifte në dritare për të parë kush i kishte hyrë në oborrin e shtëpisë ende pa zbardhur. Policia tha se qëlloi në ajër, por shenjat e plumbave në mure dhe xhama tregojnë të kundërtën. Për fat të mirë i moshuari megjithëse ka marrë një plagë në kokë është jashtë rrezikut për jetën.

Në finale?

Asnjë emër i rëndësishëm në rrjetën e policisë. Vetëm spektakël me uniforma dhe skafandra që shëtisin nga një qytet në tjetrin duke zëvendësuar sloganin “Forca e ligjit” në “Show të forcës”. ©LAPSI.al



9 Comments

  1. Shkullak mos u lodh kaq shume me te tilla investigime,me mire thuaj permbledhje lajmesh,ke rene shume poshte ka te drejte bushati ne shkrimin e tij sot per ju gazekaret e oborrit

    1. i pa emer por me mut ne tru si rama me ngjal te metes ne prapanic gjithmon del vullnetar e i behet guzic rames,bamit,tahirit,roshit,doshit,gjelilit,geron e fatmir gjafes ngase ndryshe motres ,nenes,vet te pa emer,vkllezreve te mitur etj lloji i qelbesirave rama,xhafa,dosh e rosh pastaj ja fusin pallen.

  2. Ne fakt ishte nje reagim shume i vonuar. Forcat speciale ne cdo vend jane tmerri krimineleve. Por ato forca neutralizojne dhe arrestojne elementin e rrezikshme kriminal. Forcat speciale nuk bejne hetime, nuk mxjerrin fakte, thjesht zbatojne me perpikmeri urdherat. Duhet fuqizuar roli i policise kriminale, oficereve te policise gjyqesore, dhe policise lokale. Arrestime te bujshme, dhe ne fund dalin nga prokuroria apo denohen vetem me 1 muaj, tregon qe kjo pune eshte e manget, joprofesionale.
    Gjithashtu sot qe flasim dhe krimi eshte sofistikuar shume. Nuk mban dot njeri ne burg pa prova. Task forca e krijuar per te mbeshtetur operacionin forca e ligjit , tregon qe nuk ka funksionuar sic duhet.

  3. Lajmi thote investigim por ky shkrim eshte thjesht nje permbledhje e disa lajmeve.ariKari te qifte Gomari po su ngope kerko prap.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *