• |
ide | kryesore

iPhone-ët e rinj, 33% më të shtrenjtë në Europë se në SHBA

Planet



iPhone-t e rinj këtë vit janë më të shtrenjtë se paraardhësit.

Apple prezantoi tre iPhone me ekrane pa skaje dhe modeli më i shtrenjtë iPhone XS Max 512GB kushton plot 1,449 dollarë.

Megjithatë krahasuar me vendet e tjera të botës, këto çmime janë vetëm për SHBA-të.

Ndërsa në vende si Japonia qytetarët do të paguajnë 2% më shumë sesa Amerikanët, në vende si Gjermani kostoja e një iPhone XR, XS dhe XS Max 33% më e lartë sesa në Shtetet e Bashkuara, njofton PCë.

Evropa duket të jetë vendi më i prekur sepse edhe Britania do të paguajë deri në 30% më shumë sesa SHBA për një iPhone. Po Shqipëria sa do të paguajë?



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *