• |
ide | kryesore

Itali, arrestohet 29-vjeçari me qindra doza kokainë

Lajme, Të fundit
karabiniere, Itali



Një 29-vjeçar u vu në pranga në Itali pasi iu gjetën 106 doza kokainë.

Për një kohë të gjatë ishin vërejtur lëvizje të shumta dhe të çuditshme të të rinjve drejt shtëpisë së tij. Dhe kështu, natën e së mërkurës, policia vendosi të kryej një kontroll. Dyshimet rezultuan të vërteta: në shtëpinë e tij u gjetën dhjetëra doza kokainë dhe mijëra euro para të gatshme, të cilat kanë ardhur nga shitja e drogës.

Karabinierët e Stacionit Galliate arrestuan shqiptarin me inicialet S. D., pa precedentë të më hershëm penal dhe banues prej vitesh në këtë zonë. Ai e kishte kthyer tregtinë e drogës në burimin kryesor të të ardhurave.

Pas kontrolleve në shtëpinë e tij, policia gjeti 106 doza kokainë për një total prej rreth 200 gram, si dhe 15,880 euro në kartmonedha të ndryshme. Gjithashtu u gjetën edhe materiale paketimi.

I riu shqiptar është arrestuar dhe ndodhet në qeli deri në vendimin e gjykatës për vërtetimin e arrestimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *