• |
ide | kryesore

Kapet shkatërruesi i stadiumit të Shakhtar…një urith

Sport



Tek Shakhtar Donetsk kanë qenë ditët në gjueti të urithit, por jo të ndonjë infiltruari me ambicjen për të zbuluar sekretet e skuadrës së Paulo Fonseca, por ekzaktësisht një ekzemplari kafshe i famshëm për të gërmuar tunele nëntokësore.

Emri është destin, thotë një shprehje latine. E kurrë si në këtë rast nuk ka qenë më i përshtatshëm. Sepse futbollistët e Shakhtar quhen “urithët”, për shkak të historisë së klubit, të themeluar në 1936 e lidhur ngushtë me minatorët e Donetsk. Kështu që duhet të ketë qenë një surprizë e vërtetë ku punonjësit e fushës në Metalist Stadium kanë zbuluar tre vrima, dukëshm të realizuara nga një urith, pranë flamurit të këndit.

Pasi njoftuar zyrtarisht nisjen e operacionit për të gjetur hskatërruesin, kopshtarët nisën gjuetinë. Kërkimi zgjati disa ditë, deri kur në profilin Tëitter të shoqërisë u shfaq konfirmimi. “Punonjësit kanë mbuluar vrimat dhe kanë kapur urithin. Fusha është kthyer të jetë në gjendje të shkëlqyer”.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *