• |
ide | kryesore

Luftë e hapur me De Laurentiis, tifozët kanë në plan të skualifikojnë stadiumin

Sport



Thyerja e mardhënieve mes presidentit të Napolit, Aurelio De Laurentiis dhe tifozëve është shumë më tepër se sa thjesht thyerje. mes palëve tani është luftë e hapur dhe skenarët e menduar shkojnë përtej mënyrës normale të të menduarit. Për ndeshjen me Fiorentinën janë parashikuar rreth 20mijë spektatorë, por preokupuese janë zërat që flasin për seksionin Curva A gati të inskenojë një protestë të paprecedentë për sfidën Napoli-Liverpool të 3 tetorit për ti shkaktuar një dëm të madh ekonomik klubit e për ta skualifikuar stadiumin San Paolo.

Polemika në distancë mes grupeve ultrà dhe De Laurentiis – që vazhdon prej kohësh – është agravuar këtë verë pas merkatos dhe lajmit për blerjen e klubit të Barit ngaana e presidentit të Napolit. Tifozët janë gati për luftë edhe për koston shumë të lartë të sektorëve popullorë (35 euro) e për të gjithë këto motive kundër Fiorentinës, San Paolo do të jetë praktikisht i shkretë.

Problem është sfisa e Champions, sepse si raporton ‘Il Mattino’, tifozët ultrà po mendojnë planin për të skualifikuar San Paolon e të krijojnë një dëm ekonomik për shoqërinë. Impianti napoletan është i paralajmëruar nga Uefa kështu që mjafton fare pak për të marrë dënimin më të rëndë.

Përvec kësaj shqetësim sjell edhe ardhja e tifozëve të Liverpool. Me këto premisa nata e San Paolo do të jetë krejt tjetër nga një festë sportive…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *