• |
ide | kryesore

Ministri i Brendshëm italian krahason migrantët afrikanë me “skllevër”

Planet, Të fundit



Kreu i ekstremit të djathtë në Itali, Matteo Salvini, njëherësh zëvendëskryeministër, i krahasoi migrantët afrikanë me skllevër. Salvini, i cili udhëheq partinë Liga, i bëri komentet në një sesion me dyer të mbyllura të një konference për migracionin dhe sigurinë, e organizuar nga Austria, e cila mban presidencën e rradhës të Bashkimit Evropian, raporton rel.

“Kam dëgjuar dikë të thotë se kemi nevojë për migrantë, sepse popullsia po plaket. Unë i shoh gjërat krejtësisht ndryshe”, tha Salvini në vërejtjet e filmuara nga seanca dhe të postuara në profilin e tij në Facebook.

“Unë paguhem nga qytetarët që t’i ndihmoj të rinjtë tanë të fillojnë të kenë prapë fëmijë ashtu siç kanë pasur disa vite më parë dhe jo të çrrënjosim më të mirën e rinisë afrikane për të zëvendësuar evropianët që nuk kanë fëmijë…

Ndoshta në Luksemburg kjo është e nevojshme.

Në Itali është e nevojshme që t’iu ndihmohet fëmijëve tanë të kenë fëmijë, jo të kemi skllevër të rinj për t’i zëvendësuar fëmijët që nuk i kemi”, tha Salvini.

Ministri për Punë të Jashtme dhe Migracion i Luksemburgut, Jean Asselborn, reagoi me zemërim duke thënë se Salvini “ka shkuar shumë larg”.

“Në Luksemburg, kemi pasur dhjetëra migrantë italianë. Ata vinin si migrantë për të punuar në Luksemburg, në mënyrë që ju në Itali të kishit para për fëmijët tuaj”, tha Asselborn.

Italia është destinacioni kryesor për migrantë që duan të arrijnë Evropën nga Afrika e Veriut. Qeveria e re populiste në Romë ka marrë qëndrim të ashpër ndaj tyre.



5 Comments

  1. Kokes tamam e ka. Po kta bythqimat europjane me Merkel lesbiken dhe Makarunin qe e ka grune sa gjyshja nuk e shikojne keshtu problemin. Kta duan ta cbejne Europen ti shkartisin rracat e traditen ta shperfytyrojn me lloj lloj morracakesh nga afrika. Po pse ore kokeqiper a mbarojne ndonjehere hallet e afrikes e botes. Po pse ore moterqire duke u prishur cilsine e jetes europjaneve e n ekurriz do ti ndimoni??!! Ndimojini ne vendet e tyre po patet bythe e lerini europjanet rehat se boll kane hallet e tyre.

  2. Per ate qe ka pare debatin, titulli nuk eshte i denje per kete artikull…Praktikisht Salvini nuk flet keq per afrikanet por qartesisht kur shkojne si bageti ne Evrope kthehen ne Skllever…Mos u beni hipokrite…Edhe Shqiperia ka nevoje te mbaje qytataret e saj ketu, Ne kemi nevoje per njerezit tane e jo per sirjane e pakistane..Shqiperia per Shqipetaret, ketu nuk duhet te vuajne shqipetaret per buke, te futen ne burg per drita e te detyrohen te merren me droge…Ketu ka per te gjithe atehere kur politikanet nuk vjedhin 90%..

  3. edhe pak shqiptaret po behen skllever te vehtes se tyre.480 mije shqiptare aplikuan per vize amerikane,sikur ketyre ti dilte viza c;do behej? Do ngeleshin vetem 500 mije ne shqiperi dhe nga keta 300 mije jane hajdute te shtetit,kush do punoje..atehere vine afrikanet(njelloj si shqiptaret ne bote),afganet,pakistanet,indianet,kinezet dhe raca pasurohet vdo dite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *