• |
ide | kryesore

PD akuza të forta qeverisë Rama: Lojërat e fatit u shumëfishuan, Xhafaj u dha mbështetje politike

Lajme, Të fundit

Nga selia e PD-së, deputetët e kësaj partie Enkelejd Alibeaj dhe Jorida Tabaku kanë hedhur sërish akuza drejt qeverisë Rama. Në qendër të këryre akuzave ka qenë ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Në daljen para gazetarëve Jorida Tabaku ka thënë se Xhafaj është përgjegjës për shtimin e numrit të pikave të basteve në të gjithë vendin dhe se ndryshe nga sa qeveria tha për mbylljen e pikave të basteve, ka ndodhur e kundërta.

Sot në Tiranë ka më shumë lojëra fati dhe kazino, sesa dyqane ushqimore dhe librari”, – tha deputetja Tabaku.

Sipas PD, shtimi i pikave të bastit në Tiranë ka ndodhur gjatë operacionit “Fund marrëzisë”. Deputeti, Enkelejd Alibeaj akuzoi ministri Xhafaj se u ka dhënë mbështetje politike kompanive të basteve.

Jorida Tabaku në Konferencë:

Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj kanë përdorur pushtetin politik për të fituar dhe për të pastruar paratë e krimit dhe të drogës nëpërmjet lojërave të fatit.Jorida Tabaku ne Konference: Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj kanë përdorur pushtetin politik për të fituar dhe për të pastruar paratë e krimit dhe të drogës nëpërmjet lojërave të fatit.Dy njerëzit më të pushtetshëm të vendit, kanë ofruar mundësi korruptive dhe mbrojtje politike për vëllezërit e tyre.  Olsi Rama dhe Agron Xhafaj në fushën e bixhozit dhe të lojërave të fatit.

Fatmir Xhafa si kryetar i Komisionit të Ligjeve në vitin 2015 bllokoi ligjin për mbylljen e lojërave të fatit në qytete duke detyruar që të dalin nga tregu biznesmenë të ndershëm dhe të suksesshëm, që kishin mbi 25 vite, për t’i përqëdnruar lojërat e fatit në dy ose tre duar.Lojërat e fatit jo vetëm nuk u mbyllën por u shumëfishuan nën presionin e kryetarit të atëhershëm të Komisionit të Ligjeve.Të gjithë e mbajnë mend sherrin e papreçedentë të Fatmir Xhafës, me drejtuesen e atëhershme të Lojërave të Fatit, Luneda Sufali.Ky sherr përfaqësonte interesat e dy bandave për zotërimin e tregut të lojërave të fatit.Fatmir Xhafaj e bllokoi për tetë muaj në Komisionin e drejtuar nga ai ligjin, derisa bënë marrëveshje për ndarjen e tregut të bixhozit.

Ndonëse ligji u paraqit për shqyrtim në Komisionin e Ligjeve në prill të vitit 2015, Fatmir Xhafaj, si kryetar i Komisionit të Ligjeve e bllokoi atë deri në nëntor 2015, duke e bërë atë ligjin që ka qëndruar më gjatë në Komisionet parlamentare në historinë e Parlamentit. As Ligji i Pronave, as Ligji për Pensionet, as Buxheti i Shtetit, as Ligji për Arsimin e Lartë, madje as ndryshimet Kushtetuese për Reformën në Drejtësi nuk kanë marrë tetë muaj kohë nga nisja në shqyrtim deri tek miratimi në parim.Për ligjin e Lojërave të Fatit, siç edhe Fatmir Xhafaj e pohon vetë, gjatë mbledhjes, ka kryer negociata private me Ministrin e Financave të asaj kohe.Unë kam këtu proces-verbalet e takimit të Komisionit të Ligjeve, ku zoti Xhafaj e pohon diçka të tillë.

Negociata sekrete midis Xhafajt dhe Ministrit të Financave prodhojnë ndryshimet më të mëdha që favorizojnë biznesin e bixhozit, jo gjatë diskutimeve 8 mujore, por në seancën plenare gjatë miratimit të tij. • Nga 200 m distancë, qeveria përgjysmoi në 100 m largësinë e pikave të bixhozit nga shkollat dhe institucionet fetare, • Nga 23% tatim mbi fitimin bruto u ul në 15% tatim mbi fitimin e realizuar. Është fakt se mbështetja e Qeverisë ndaj bixhozit katërfishoi pikat e basteve nga 920 në 4200. Sot në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë ka më shumë dyqane bastesh dhe kazino sesa librari apo dyqane ushqimore. Shumë prej tyre kanë lidhje me klanin mafioz  Xhafaj. Ja përse Fatmir Xhafaj ka pasur interes direkt në bllokimin prej tetë muajsh të Ligjit të Lojërave të Fatit.

11 Comments

    1. Po mire nje pyetje kam une si ka mundesi qe do ti heqin nga qendrat e qyteteve lojrat e fatit me miratimin e ri qe kane bere kur na i paskan vet? Po vetdemtohen dmth? Lat nam o burre po beheni qesharak cdo dite.

      1. Pse duhet te dalin kta te PD te bejn sikur na iluminojn edhe na thon cdo here gjera te njejta pa vlere qe nuk i hyjne ne pune asnjerit.

  1. Kto te PD-se jan bere si mos me keq, vetem shpikin akuza te reja per ti hedhur balt publikut. Ne fillim teatri pastaj korrupsioni tani na ka dal perrall e re

  2. Cdo dite nje deklarate.. mbajtja e opinionit ne bombardim te perditshem kunder qeverise… ky eshte synimi.. pak ka rendesi sa e vertete eshte.

    Ne kete menyre nuk i jepet absolutisht kohe opinionit te verifikoje nese jane apo jo te verteta keto gjera se neser ju vjen bomba tjeter, pasneser nje tjeter.
    Ne anglisht kjo quhet ‘overfeeding’ .. ( mbiushqyerja) . Ne kete menyre nuk ke kohe te pertypesh sic duhet kafshaten e pare dhe te kuptosh cfare po ha, se te vjen kafshata e dyte dhe ti vetem duhet te hapesh gojen.

    Politike qelbesire.

  3. —————————-2003——————-
    Operacioni “Fund Marrëzisë”, i zhvilluar që prej datës 14 tetor, po vijon në të gjithë vendin.

    Në një deklaratë për shtyp, Ministria e Brendshme bënë me dije se deri në këto momente janë bllokuar 436 subjekte, janë kontrolluar 944 subjekte, janë proceduar penalisht 244 subjekte dhe 244 persona, si dhe janë sekuestruar 1140 makineri lojëra fati e pajisje dhe 106 kompjuter dhe 357 monitor (televizorë) në subjektet e pikave të basteve.

    Operacioni i koduar “Fund Marrëzisë” ka nisur pasditen e 14 tetorit në 12 qarqet e vendit ku morën pjesë 6 mijë forca policore.

    —————————————-2003———————-

    dhe ne 2018 pas 5 vjetesh QEVERIA DESHTON!!!

    *******************************2018***************************
    Nga 200 m distancë, qeveria përgjysmoi në 100 m largësinë e pikave të bixhozit nga shkollat dhe institucionet fetare, • Nga 23% tatim mbi fitimin bruto u ul në 15% tatim mbi fitimin e realizuar. Është fakt se mbështetja e Qeverisë ndaj bixhozit katërfishoi pikat e basteve nga 920 në 4200.

    ***************************************************************************************************

    1. Ja ky komenti ketu eshte njeqind here me i mire se ajo pacavurja e PDs. Sepse ka per baze krahasimin e dy perjudhave dhe te dhena faktike mbi keto perjudha.
      Cdo lexues kur e lexon arrin ne konkluzjonin se me te vertete ky operacion ka deshtuar dhe per kete ka arsye politike dhe jo politike ( financiare, ekonomike etj) .
      Pra cdo lexues e ka ‘vertetimin e faktit’ ne vend. Pa propagande, qe ja ul vleren faktit ( se njerzit jane lodhur nga propaganda) , vetem fakte.
      Bravo.

      1. cja fusni pordhes dhe ju. Atyre nuk ju intereson fare nese deshtojne apo jo politikat e qeveris me lojrat e fatit. kur te vijn ata ne pushtet do ti vjelin per vete keta pronaret e kazinove.

        Ata duan koken e Xhafes vetem kaq.
        Pa per lojrat e fatit nuk kan interes ti mbyllen asnje parti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu