• |
ide | kryesore

Postim racist për Mbappe, gjatë Botërorit, gjobë stratosferike për YouTuberin brazilian

Sport



Youtuberi brazilian João Cocielo i është kërkuar të paguajë një gjobë prej 1.36 milion paund pasi është akuzuar se ka shkruar postime raciste për yllin e Paris Saint Germain Kylian Mbappé.

Cështja ka ndodhur gjatë Kupës së Botës, kur Franca mundi Argjentinën 4-3 në raundin e 16 më të mirëve. Atë ditë rrjetet sociale u cmendën pas galopimit të sulmuesit francez që përfundoi me 11 metërsh të fituar.

“Mbappé mund të bëjë një vjedhje në plazh, huh,” Cocielo postoi menjëherë pas veprimit të sulmuesit. Fjala që ai përdori ishte ‘arrastão’, një metodë për të vjedhur në plazhet braziliane ku të rinjtë përdorin shpejtësinë e tyre për të grabitur turistët duke u larguar me vrap.

Menjëherë pas postimit, shumë ndjekës e kanë cilësuar se tingëllonte si raciste, duke bërë që youtuberi ta fshinte. Por gjërat u përkeqësuan kur njerëzit kontrolluan postimet e vjetra dhe gjetën shumë humore të tjera raciste të bëra nga ai.

Pas episodit, Cocielo humbi shumë sponsor. Marka të forta si Coca Cola, Adidas dhe Gillette lëshuan nota zyrtare duke thënë se nuk janë dakord të vazhdojnë të bëjnë fushatë me të. Ai aktualisht ka 17 milionë ndjekës në Youtube.

Sipas asaj që raportohet nga Estadão, Ministria e punëve Publike në São Paulo i ka kërkuar Cocielo të paguajë për dëme kolektive sociale.

Ministria pret tashmë për dhënien e vendimit në mënyrë që të ndërhyjë në llogaritë bankare të Cocielos për të verifikuar nëse mund ta paguajë gjobën. Ai akuzohet për thyerjen e të drejtave themelore, të drejtat e njeriut, Kushtetutën Federale dhe Traktatet Ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

Video e mëposhtme është ajo ku ai kërkon falje për postimin e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *