• |
ide | kryesore

Rama: ‘Air Albania’ së shpejti fluturim Tiranë-Nju Jork, do të ulen çmimet e biletave

Lajme, Të fundit



I pranishëm në uljen e sotme avionit të parë të “Air Albania” në Rinas, Edi Rama zbuloi edhe objektivat që qeveria ka për ecurinë e kësaj kompanie dhe fluturimeve në vend.

Sipas kryeministrit, çmimet e fluturimeve nga Shqipërie do të ulen dhe shkak për këtë do të bëhet objektivi për të pasur edhe 3 aeroporte të tjera në vend. Atë të Vlorës, Kukësit dhe Sarandës.

Më tej Kryeministri Edi Rama u shpreh se brenda vitit 2019, “Air Albania” synon të ketë një fluturim direkt Tiranë-Nju Jork. Fluturimet test do të ketë gjatë një muaji mes Tiranës dhe Stambollit, tha Rama.

“Zgjodhëm që shqiponjave tonë tu vëmë emrat e poetëve tanë. I pari, ky është këtu mbrapa është Lasgushi, tjetri që do të vijë menjëherë pas fluturimeve test që  do bëhen pas një muaji me Tiranës dhe Stambollit pastaj me Romën, Milanon, Bolonjën e Londrën do të jetë Migjeni dhe ambicia jonë është që deri janë fund të vitit të ardhëm të çojmë nga Tirana në Nju Jork imzot Nolin”, përfundoi Rama fjalën e tij.

Avioni i parë i “Air Albania”, kompania e parë ajrore shqiptare, u ul pasditen e së premtes në aeroportin e Rinasit, Airbus 319, që si stemë ka flamurin shqiptar. Fluturimet e para do të jenë drejt Stambollit, ndërsa “Air Albania” do të ketë destinacione të tjera në qytetet kryesore europiane si Roma, Londra apo Milano.

Në qershor të këtij viti, qeveria nisi procedurat për krijimin e shoqërisë “Air Albania”. Tre ortakët e saj janë “Albcontrol” me 10%, që përfaqëson palën shqiptare, dhe dy subjekte të tjera, “Turkish Airlines” dhe “MDN Investment”, përkatësisht me 49 dhe 41%. Sipas qeverisë, krijimi i kompanisë “Air Albania” do të ofronte më shumë mundësi për fluturime “loë cost” nga Shqipëria.



6 Comments

  1. Ky komentuesi fluturoka me pra ne bithe,,,,,O idiot, aeroplanet per te fluturuar jane, por ama ata qe kane garanci, e firme. kete rrene te shoqerise se deklaruar nga mashtruesi rilindas do e shohesh se shpejt, si shume genjeshtra te tjera do i dalin bllof, sepse ky eshte vetem per sfilata,,,, lakuriq, e zbathur nga trute,,,por edhe ju hunjet e tije keshtu jeni. Ky ka marre me qafe nje popull, e jo me nje shoqeri ajrore,,,,gjoja.

  2. Jam i lumtur tani populli liridashes trim ka avionet e tij qielli do mbushet me shqiponjat e zeza bota eshte jona.

  3. Edhe hurin e paske qef ti o pederasti i partise tone.Ku na jane mbledhur tere homot ne kete parti moj Elisa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *