• |
ide | kryesore

Rama paralajmëron administratën: Celularët do hiqen nga institucionet e shtetit!

Lajme, Të fundit



Qeveria po përgatit heqjen e celularëve nga institucionet shtetërore. Kështu tha Edi Rama, gjatë një takimi me mësues, të cilëve i mori si shembull heqjen e celularëve në shkolla.

“Ne po përgatitemi edhe për vendimin për të hequr celularët nga institucionet e shtetit që janë bërë si klube interneti”, ishte deklarata e Ramës para mësuesve.

Ende nuk është e qartë se çfarë ka në kokën e tij kryeministri, por punonjësit e administratës nuk duhet të tremben nga këto fjalë, sepse kryeministrin e kemi edhe pronar të një televizioni që transmeton në Facebook, ERTV.

Nëse i ndalon celularët në administratën socialiste, Rama duhet të marrë parasysh se ndjekësit e transmetimeve të ERTV do të rrallohen edhe më. Për pasojë “ushqimi i përditshëm” i propagandës do të merret në doza më të vogla dhe i gjithë investimi i tij për këtë televizion online do të ketë më pak shikueshmëri. Prandaj edhe kjo deklaratë e kryeministrit duhet marrë me rezerva, sepse i pari që do të dëmtohej nga ky vendim është pronari i ERTV-së, që natyrshëm, itharët më të flaktë i ka në administratën shtetërore.



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *