• |
ide | kryesore

Real Madrid, edhe Modric kapet si mashtrues: duhet të paguajë 1,2 milionë euro

Sport



Modric ashtu si Cristiano Ronaldo e Marcelo. Edhe mesfushori i Real Madrid ka përfunduar në shënjestër të autoriteteve financiare spanjolle. për kroatin në fakt është një rast i përsëritur: pasi i është dashur të paguajë 2,1 milionë euro për shkak se nuk kishte paguar taksat në 2013 e 2014, sipas gazetës spanjolle El Mundo, kroati është sanksionuar edhe për vitin 2012 me një gjobë për tu paguar prej 1,2 milionë euro. Sipas gazetës, mesfushori është akuzuar për mashtrim fiskal për të ardhurat e deklaruara në këtë vit (2012).

Modric i shtohet kështu një liste të gjatë personazhesh të rëndësishëm: vetëm një javë më parë Marcelo kishte pranuar dënimin (me kusht) për katër muaj burg – që nuk do ti kryejë – e një gjobë prej 753.624,90 euro. Bashkë me ta në listën e mashtruesve janë edhe Messi, Cristiano Ronaldo e Mourinho.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *