• |
ide | kryesore

“Renea më qëlloi gjyshin me armë, ai ishte në gjumë” (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Nipi i të plagosurit Haxhi Lika në Lushnjë tregoi se forcat Renea i plagosën gjyshin që flinte rreth orës 04:00 të mëngjesit. Sipas një videoje që ka publikuar në Facebook, deputeti i PD-së, Myslym Murrizi, duket dhoma me dy shtretër ku flinte i moshuari, çarçafët janë ende me gjak, ndërsa në dritaren e shtëpisë është xhami i thyer dhe në mure shenjat e plumbave. I riu tregon se gjyshi i tij ka dëgjuar thirrjet e policisë dhe është ngritur dhe në këtë moment është qëlluar nga jashtë me një plumb që e ka lënë të plagosur.

Versioni zyrtar i policisë është se Haxhi Lika ka dalë në dritare me një armë në dorë, kur ka dëgjuar policinë që i bënte thirrje për të dalë, por sërish plagosja e tij është “në rrethana të paqarta”, thuhet në njoftim.

https://www.facebook.com/myslimmurrizi/videos/750311495306417/



1 Comment

  1. Njoftimi i Policise(krimineleve) , ishte vetevraseje me thike mbas shpine . ketu eshte edhe per te qeshur edhe per te qare me oi .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *