• |
ide | kryesore

Renea qëlloi 77 vjeçarin në Lushnjë, fotot e shenjave të plumbit në mure

Lajme, Të fundit



Një 77 vjeçar është plagosur në kokë gjatë një aksioni të forcave speciale në Lushnjë. Fatmirësisht Haxhi Like është jashtë rrezikut për jetën, por sipas njoftimit të policisë ai u plagos në “rrethana të paqarta”, pasi kishte dalë me armë në dritare.

Në fakt, rrethanat nuk janë aq të paqarta nëse shihen pamjet e shtëpisë së familjes Like në fshatin Remas të Lushnjës. Xhami i thyer nga një plumb dhe shenjat e plumbit brenda në shtëpi tregojnë se një prej efektivëve ka qëlluar me armë. Kjo qitje dyshohet të ketë lënë të plagosur 77 vjeçarin.

Banorët përsërisin të njëjtin version, se plumbi që plagosi të moshuarin erdhi nga rrethimi i policisë. Madje sipas familjarëve Haxhi Lika nuk ishte në dritare me armë në dorë siç thotë policia, por në fakt ishte në gjumë dhe armën e gjahut e kishte me leje. Aksioni pati për synim arrestimin e dy personave të dyshuar për vrasje, por duket se në shtëpi policia gjeti vetëm të moshuarin që mbeti i plagosur.



1 Comment

  1. Ret-tv-e leshit e trumbetonte sikur ketu strehoheshin dy te kerkuar dhe plaku na ka bere rezistence forcave te policise.Emanipuluan dhe kete plagosje nga ana e policise .Po le te presim se tani del-Tan-Hoxha dhe thote qe plaku na paskerka qene i armatosur deri ne dhembe prisni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *