• |
ide | kryesore

“Rrota e fatit të keq”, dënimi ekzemplar i Lejpzig për futbollistët

Sport



Dënime praktike. Kjo është moda e fundit e futbollit gjerman. Sa funksionale akoma nuk i dihet, kështu që vetëm koha mund të thotë nëse braktisja e gjobave për lojtarët që thyejnë rregulloren e klubit, duke u paraqitur vonë në stërvitje, me dënime alternative, është një mënyrë e gjetur.

Realiteti është se në klubet e Bundesligës po kalojnë nga dënimet monetare tek ato praktike, duke i detyruar futbollistët e tyre të kryejnë punë të dobishme, edhe pse pak krijuese, por që i bëjnë direkt të interesuarit të reflektojnë për të patur sjellje më të mirë.

“Gjobat nuk janë asnjëherë konstruktive, nuk sjellin asgjë. Futbollistëve i ndikon më shumë nëse i godet në kohën e tyre të lirë, duke i shtyrë të reflektojnë” është mendimi i Ralf Ragnick, trajnerit të Red Bull Lejpzig, një nga klubet që po shkon në këtë drejtim të sanksioneve.

Kështu, tani dihet se tek Ëolfsburg “rebelët” përfundojnë duke larë pjatat, ndërsa tek Schalke 04 kush nuk i shkon rregullave përfundon në shtëpitë e kujdesit për ti bërë shoqëri pleqve të sëmurë. Por Lejpzig tejkalon parashikimet me shpikjen e “Rrotës së fatit të keq“.

Idea, që pasqyrohet nga Bild, është e vetë teknikut Ragnick. Gjysmë e kuqe e gjysmë e zezë, cdo ndarje ka një dënim për ata që shkojnë kundër rregullave të klubit, me vështirësi të ndryshme: shkon nga pastrimi i topave të stërvitjes, tek blerja e dhuratave për gjithë stadin e Lejpzig, por rrezikon edhe të veshësh tuta pink përgjatë gjithë stërvitjes.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *