• |
ide | kryesore

Ruçi për Vettingun e politikanëve: Është futur në programin e Kuvendit, do të çohet për diskutim

Lajme, Të fundit



Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka folur për herë të parë nga Fieri për propozimin e opozitës për vetting të politikanëve. Kryeparlamentari është shprehur se drafti tashmë ka ardhur në Kuvend dhe ka hyrë në faqen zyrtare.

Por pavarësisht kësaj, Ruçi është treguar i kujdesshëm duke e lënë të hapur mundësinë e rrëzimit të draftit që në komisionet parlamentare, duke thënë se është herët për të dhënë verdikt nëse ligji miratohet apo jo.

Ka ditë që ky draft është paraqitur. Sipas procedurave parlamentare, dje ka qenë afati për të njoftuar seancën e parlamentit. Është futur në programin e Kuvendit. Është botuar në faqen e Kuvendit. Pas dy jave nga data e depozitimit do të mblidhet Këshilli i Legjislacionit dhe Komisioni i ligjeve që do të bëjë një program për njohjen, diskutimin dhe për materialin dhe më pas do të çohet për diskutim. Do të miratohet apo jo, është shumë shpejt për të dhënë unë verdiktin”, – tha Ruçi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *