Në sheshin “2 Prilli” në Shkodër ka aq shumë subjekte që ushtrojnë aktivitetin tregtar me lojëra fati, sa që ngjan një imitim i shemtuar i Las Vegasit. Ndërkohë, në qendër të qytetit, pavarësisht shqetësimeve të komunitetit, lojërat e fatit nuk janë zhvendosur.
Prej kohësh në Shkodër, përveç humbjes së parave, lojërat e fatit fajësohen nga opinioni si shkaktarë të një zinxhiri pasojash në familje, nga përdorimi i alkoolit, dhuna në familje, e deri te divorcet.
Ekspertët kanë sugjeruar disa zgjidhje, ndër të cilat edhe heqja e tabelave identifikuese të lojërave të fatit.
Në kundërshtim me ligjin, lojërat e fatit në Shkodër funksionojnë jo vetëm pranë njëra-tjetrës, por edhe pranë institucioneve arsimore e objekteve të kultit./ Tch
shkodra e mbytur nga varferia
shkodra e mbytur nga bandat kriminale
shkodra e mbytur nga kazinote
shkodra e mbytur nga uji
shkodra e mbytur nga plehrat
shkodra e mbytur nga……
Se si jetojne ate shkodranet aty nuk e kuptoj.
Shkodranet shyqyr kan fillu te ikin ne tirane, i mban lali eri ne pellembe te dores