Anita Haradinaj, bashkëshortja e kryeministrit të Kosovës, ka qenë e ftuar në emisionin “Ftesë për 5” në Top Channel ku ka rrëfyer jetën e saj përkrah Ramushit.
Ajo rrëfeu se pas marrjes së detyrës së kreut të qeverisë së Kosovës, mungesa e Ramushit në shtëpi nuk është ndjerë shumë, pasi ajo dhe fëmijët për shumë kohë jetuan pa të, teksa ai gjykohej në Hagë.
Anita ka zbuluar dhe një pasion të bashkëshortit të saj e cila është kënga. Kreu i qeverisë së Kosovës ia ka plotësuar kërkesën gazetares duke provuar të këndojë “Shqipëri moj trime, të ka zili bota”, ndërsa bashkëshortja e tij ka nisur të kërcejë.
https://www.youtube.com/watch?v=kGIR_BXvhIw&feature=player_embedded
ky ja kalon dhe rames,frrokut e ndokes per kriminel.
Ramish mendohu para se tja kendosh kenget Shqiperise se nuk eshte ajo trimja e dikurshme. Dhe ti e di shume mire. Trimat jeni ju qe moret armet te vdisni per te cliruar tokat Shqiptare te Kosoves. Juve ju duhen kenduar kenget. Se nga Shqiperia i ka zene plumbi ne prapanice shume prej politikaneve