• |
ide | kryesore

Skandali seksual me Harvey-n, aktorja publikon videon e tyre (VIDEO)

F1, Paparazzi



Melissa Thompson, një nga viktimat e supozuara të producentit për akuzën e përdhunimit, ka ndarë me publikun mbrëmjen e djeshme një video. Në këtë material duket ajo që shkon të takojë Wienstein për një intervistë pune por duket qartë mënyra provokuese me të cilën ai e pret. Që në fillim, kur aktorja tenton ti japë dorën, Harvey i afrohet asaj dhe e përqafon në mënyrë gati të çuditshme duke thënë nën zë se i pëlqente kjo. Më pas ai i çon gjërat më tej duke e pyetur hapur Thompson nëse i lejohet të flirtojë me të ndërsa ajo nuk i përgjigjet. Fjalori që ai përdor më vonë në këtë takim përfshin fjalë si “je shumë e mirë”, ”do më lejosh të kem një pjesë tënden” e madje tenton dhe ti çojë duart poshtë fustanit të saj.

Në fund të takimit Weinstein e lë me aktoren të takohen diku tjetër për të folur për punët e tyre. E kështu ata takohen në një hotel në një ditë tjetër, hotel në të cilin Melissa pretendon se ai e ka përdhunuar, në dhomën e tij. Në versionin e saj ajo thotë se ai e ftoi në dhomë për ti treguar diçka në lidhje me biznesin e tyre dhe atje ndodhi gjithçka për të cilën ajo e akuzon. Ndërkohë pas nxjerrjes së videos e cila ka bërë dhe xhiron e rrjeteve sociale, avokatët e producentit kanë dalë me një deklaratë zyrtare ku thonë se ajo që vërejmë në këtë video, kur e shohim të plotë, tregon se asgjë që ka ndodhur nuk është imponuar nga klienti ynë, flirtim ka nga të dyja palët dhe situata është normale”. Ndërkohë pritet që material i plotë ti bashkohet provave në dosjen voluminoze të akuzave kundër Weinstein, i cili shpejt do të përballet me gjykatën ku rrezikon të marrë një dënim mbi 25 vjet burg.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *