• |
ide | kryesore

Tërhiqet komandanti i ushtrisë serbe i akuzuar për masakra në Kosovë

Lajme, Të fundit



Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se ka pranuar kërkesën e shefit të deritashëm të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë serbe, Lubisha Dikoviç, për t’u tërhequr në pension.

Dikoviç do të zëvendësohet në këtë pozitë nga Millan Mojsilloviç.

“Dua të falënderoj gjeneralin Dikoviç për qasjen e ndershme dhe të përkushtuar. I jam mirënjohës për gjithçka që ka bërë për Serbinë dhe popullin serb”, tha Vuçiç në një konferencë për media në Beograd.

Dikoviç, gjatë luftës në Kosovë, ka qenë komandant i brigadës së 37-të të ushtrisë jugosllave.
Fondi për të Drejtën Humanitare në Serbi pati thënë se posedon dokumente që tregojnë se në vrasjen e civilëve shqiptarë në Rezallë kanë marrë pjesë ushtarët e brigadës 37, shkruan rel.

Dikoviç i ka mohuar këto pretendime dhe prokurorët serbë nuk kanë ngritur ndonjë akuzë kundër tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *