• |
ide | kryesore

Ulja e tensioneve, Korea e Veriut dhe e Jugut hapin një zyrë bashkëpunimi

Planet



Korea e Veriut dhe ajo e Jugut kanë hapur zyrën e bashkëpunimit në një zonë ushtarake.

Sipas Reuters, ky është një hap i madh bashkëpunimi, duke qenë se vendoset një kanal komunikimi që i jep kështu fund rivaliteteve të vjetra që kanë zgjatur për dekada të tëra.

Hapat e ndërmarra nga dy Koretë për bashkëpunim me njëra tjetrën, po ecin paralel me SHBA-të dhe aleatët e saj për të shtyrë Korenë e Veriut që të heqë dorë nga programet e saj bërthamore dhe armët balistike.

Hapja e zyrës së bashkëpunimit në Kaesong, në anën e Koresë së Veriut, pranë kufirit, vjen disa ditë para takimit të tretë për këtë vit mes liderit Kim Jong Un dhe presidentit të Koresë së Jugut Moon Jae-in.

“Të dy Koretë janë të gatshme tanimë të hedhin hapa të tjerë drejt paqes, prosperitetit dhe unifikimit të gadishullit Korean” – tha Ri Son Gëon, kreu i delegacionit koreano verior në hapjen e ceremonisë.

Dy Koretë kanë komunikuar fillimisht me fax dhe linja të veçanta telefonike, të cilat shpesh ishin të ashpra kur ngjarjet merrnin për keq.

“Tanimë ata do të jenë në gjendje të diskutojnë për çdo gjë në mënyrë direkte 24 orë në 365 ditë të vitit.” – tha ministri i Unifikimit Cho Myoung-gyon në ceremoni.

Zyra do përmbajë një staf prej 20 vetësh nga dy Koretë me koreano-ugorët në kat të dytë dhe koreano-veriorët në kat të katërt të ndërtesës.

Zyrtarët në nivel zëvendësministrash do drejtojnë skuadrat e tyre në zyrë dhe do përgatiten për takimet e përjavshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *