• |
ide | kryesore

Uragani Florence mbërrin në SHBA, 100 mijë shtëpi në errësirë

Planet



Më shumë se 100.000 shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike në brigjet lindore amerikane, ku ka mbërritur uragani Florence.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat amerikane të cilat thonë që pavarësisht se uragani e ka ulur fuqinë e tij mbetet ende i rrezikshëm.

Stuhia e fuqishme ka sjellë erëra me shpejtësi deri në 150km/orë dhe autoritetet kanë dhënë urdhër për evakuimin e mijëra njerëzve në Veri dhe Jug të Karolinës.

Në Karolinën e Veriut dhe të Jugut qendra kombëtare e uraganeve (Nhc) parashikon “përmbytje katastrofike”. Uragani ka zbritur në kategorinë 1, por kjo sipas ekspertëve do ta bëjë më të vështirë situatën në dy shtetet, ku do të jetë i stacionuar për një kohë të gjatë moti i keq, me shira dhe shtrëngata shiu.

epa07018418 Jeff Egyp marches along the Cape Fear River as Hurricane Florence hits Wilmington, North Carolina USA, 13 September 2018. Hurricane Florence has been downgraded to a category 2 storm on the Saffir-Simpson Hurricane Wind Scale, though is still expected to bring a storm surge with heavy flooding to the Carolinas. EPA/JIM LO SCALZO



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *