• |
ide | kryesore

Video/ Armiq të rinj për Mourinho: “Në tv gënjeshtarë të pandreqshëm”

Sport, Video



Përsëri Jose Mourinho bën show, në konferencë për shtyp. Këtë herë në shënjestrën e portugezit kanë qenë “gënjeshtarët e pandreqshëm” të tv, ose më saktë komentatorët televizivë e ish-futbollistët prezentë në emisionet sportive. Por nuk mbaron me kaq, edhe pse nuk e përcakton me emër, Mourinho e ka në mënyrë indirekte me Jamie Carragher, emblemë e Liverpool. Gjithcka nisi pas përfaqësimeve të mira të Marcus Rashford me fanellën e Anglisë. Në transmetimet pas ndeshjes erdhi edhe mendimi: “Nëse Rashford do të rritet e të bëhet lojtar i nivelit Botëror duhet të largohet nga United e të gjejë një skuadër me më shumë hapësirë”.

Një deklaratë që Mourinho ka dashur ta luftojë me mënyrën e tij, me një kundërsulm të pamëshirshëm në konferencën për shtyp në vigjilje të ndeshjes me Ëatford: “Nëse nuk do ta fus do të më kritikojnë fort, ka persona që janë shumë të fiksuar pas meje e Marcus, janë disa gënjeshtarë të pandreqshëm”. Tërbimi i Mourinhos kundër kujt e kritikoi për aktivizimin e Rashford zgjati rreth 5 minuta, në një nga monologjet tipike të portugezit kur ka ndërmend të sulmojë. I përgatitur deri në detaje, Special One ka zbërthyer të gjitha statistikat në lidhje me minutazhin e Rashford në kohën kur ai drejton United.

https://www.youtube.com/watch?v=2hj7dfTcbP0



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *