• |
ide | kryesore

VIDEO/ Edi Rama reciton poezinë e Kadaresë “Në parkun që mbuluan fletët”

Pikante



Në aktivitetin me mësuesit të zhvilluar të shtunën kryeministri Edi Rama pati edhe një moment melankolie. I ka ardhur në ndihmë poezia e famshme e Ismail Kadaresë “Në parkun që mbuluan fletët”. Më poshtë video e recitimit dhe poezia e plotë. ©LAPSI.al

Në parkun që mbuluan fletët

Në parkun q’ë mbuluan fletët
Të dy ne ecim qetësisht,
Pas shijes saj ka shtruar vjeshta
Qilim të verdhë natyrisht.

Dhe ndoshta si një ëndërr e zbehtë
Ju fanit një muzg i vonë
Ky park q’ë kan’ mbuluar fletët
Ku pas kaq shekujsh ti po shkon.

Nga vagabondët me cigare
Ti mos u tremb e dashur kot
Imazhin tënd as dinosaurët
Shekuj më parë s’e shtypën dot.

Që ti të vije kaq e bukur
Me këta flokë, me këtë hap
Toka të egrën klimë e zbuti
Dhe akullnajat ktheu mbrapsht.

Dhe s’kish se si të ndodhte ndryshe
Të ndodhte ndryshe s’kish se si.
U desh të zhdukeshin përbindshat
Që te kjo botë të vije ti…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *