• |
ide | kryesore

Aksident në Gjirokastër, plagoset rëndë mjekja pediatre

Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në rrugën Tepelenë-Gjirokastër në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”. Një automjet që drejtohej nga shtetasja Ermira Cuberi ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal. Për pasojë ka mbetur e plagosur rëndë nëna e drejtueses së mjetit, e cila ndodhej pasagjere, ndërsa vajza ka marrë plagë të lehta. Gruaja është mjeke pediatre. Policia po heton shkaqet e këtij aksidenti.

©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *