• |
ide | kryesore

Basha në Shkup: U jap një porosi shqiptarëve të Maqedonisë

Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi një vizitë në Maqedoni ku u takua me të krerë të partive shqiptare. Zhvillimi i referendumit në 30 shtator ishte temë qendrore e bisedimeve. Basha u prit nga kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, kryetari i Lëvizjes “Besa”, Bilal Kasami, kryetari i Partisë Aleanca e Shqiptarëve, Ziadin Sela, si dhe nga kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko.

Në takimet me krerët e politikës shqiptare në Maqedoni, Basha vlerësoi si shumë të rëndësishme mbështetjen e shqiptarëve dhe të gjithë qytetarëve të Maqedonisë për të votuar në referendumin e 30 shtatorit ç’ka do t’i hapë rrugën anëtarësimit të Maqedonisë në NATO por edhe të garantimit të paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Ballkan.

“Partia Demokratike ka një porosi apo një këshillë, një mesazh për të gjithë qytetarët e Maqedonisë e në veçanti për bashkëkombasit tanë shqiptarë, të dalin masivisht e të marrin pjesë masivisht të gjithë në referendumin e 30 shtatorit dhe të hedhin votën e tyre për Maqedoninë në NATO dhe për të ardhmen e sigurt euroatlantike dhe europiane të Maqedonisë dhe mbarë rajonit” – tha Basha. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. Lulushi i zgjidhi punet e veta ne PD dhe tani shkoje ne shkup per te dhene pervojen e tij.ky eshte nje karuc

  2. Pasi ndriti gjithshka këtu duket qe kërkon të ndrije edhe me larg. Ka vetëm një problem vogël, që nuk është për këtë lloj pune sepse është legen

  3. O Gazetar Leshi i painformuar dhe i prapambetur, jo ne Shkup por ne Strugë i ka takuar Lideret e Maqos o kalem i shtrembet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *