• |
ide | kryesore

Del VIDEO/ 33-vjeçarja duke vallëzuar në club vetëm 2 orë para vrasjes

Lajme, Të fundit



Mediat britanike i kanë kushtuar një hapësirë të gjerë vrasjes barbare të një 33-vjeçareje në Birmingham. Charlotte Teeling kishte dalë për tu dëfryer në një nga club-et e qytetit. Aty u njoh me 41-vjeçarin Richard Bailey i cili e joshi dhe më pas e çoi në dhomën e tij të hotelit.

Ai e dhunoi dhe e përdhunoi dhe në fund e vrau duke e mbytur. Bailey kishte fjetur në të njëjtën dhomë me trupin e viktimës dhe madje përdori kartën e saj bankare për të porositur një pulë të pjekur pasi ajo kishte vdekur.

Autori e braktisi trupin në dhomë dhe nuk njoftoi askënd. Trupi i pajetë i vajzës u gjet një javë më pas në një kontroll policie. Nga ekspertiza mjeko-ligjore u zbulua se 33-vjeçarja kishte lëndime qafë dhe në gojë si dhe thyerje të eshtrave pranë bazës së gjuhës së saj.

Bailey tashmë është arrestuar dhe rrezikon të paktën 29 vite në burg. Në një video të publikuar nga policia lokale duket 33-vjeçarja duke vallëzuar në club-in Priva për më shumë se dy orë para se të vdiste. Më pas kishte shkuar në një dyqan ku edhe takoi Bailey-n.

Ai është parë duke marrë një shishe birrë nga brenda xhaketës së tij ndërsa ajo flet me të. Më pas ata dalin dhe marrin një taksi për të shkuar në dhomën e 41-vjeçarit. Pamjet duke u futur brenda janë të fundit për 33-vjeçaren. ©LAPSI.al

https://video.syri.net/upload/videos/2018/09/1BN549U322ZjLk7vbmYS_15_8df78564fc45dc243e9f7c0fbc509574_video_360p_converted.mp4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *