• |
ide | kryesore

Dilema/ Të heshtësh, apo të ulërish gjatë seksit?

Stil

Dikush “hesht si peshku” gjatë seksit, por ka edhe nga ata që janë të zhurmshëm, aq sa që gjithë fqinjët e dinë që “aksioni” është në zhvillim e sipër. Çfarë ju dëshironi më shumë?

Ekzistojnë njerëzit gjë gjatë aktit seksual janë jashtëzakonisht të heshtur. Dikush dëshiron kështu, ndërsa dikush tjetër turpërohet.

Edukata familjare, frika që të mos dëgjojnë komshinjtë, prindërit… ka shumë arsye që bëheni “të heshtur”.
Por, ekspertët thonë që nuk është e preferueshme të jesh absolutisht i heshtur gjatë seksit, sepse në atë mënyrë pengon kënaqësinë.

Natyrisht, nuk këshillohen as zhurmat dhe britmat me gjithë zërin, apo aktrimi i kënaqësisë, i cili, natyrisht manifestohet me frymëmarrje të shpejtë dhe të zëshme, shtrëngime dhe me efekte të tjera të zhurmshme, qëllimi i të cilave është nxitja e partnerit.

Është e nevojshme të përcaktohet kufiri i shijes së mirë.

Eksperimentoni me masë dhe ngadalë derisa të zbuloni se çfarë i përshtatet partnerit, por mos e pengoni as veten që qëllimisht të heshtni, nëse kjo gjë nuk ju pëlqen.

Kur është fjala për bisedën gjatë seksit, nuk ka asgjë të keqe nëse kjo gjë nuk e pengon partnerin tuaj. Pëshpëritjet të jetë e këndshme, relaksuese, por edhe e dobishme.

Ndonjëherë është e domosdoshme të thuhet se çfarë dëshironi, apo të pyesni partnerin se çka e kënaq.

Edhe komplimentet janë të mirëseardhura. Jepini komplimente partnerit duke i thënë që ka trup të bukur, aromë të mirë të flokëve, lëvizjeve…

Natyrisht, jini të kujdesshëm nëse lidhja është në fillim. “Lëpirja” e veshëve me buzë është ankesa më e shpeshtë e femrave, ndërsa meshkujt ankohen që ajo është “e heshtur si peshku”. Po ju çfarë tipi jeni?

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu