• |
ide | kryesore

Gomonia me 2 ton drogë, mediat italiane: U nis nga Shqipëria, Policia shqiptare: U nis nga Kroacia

Lajme, Të fundit



Policia shqiptare ka dhënë detaje lidhur me lajmin e publikuar të gomones me dy ton drogë që u kapën në Itali. Sipas policisë së shtetit, gomonia është sinjalizuar fillimisht nga Policia Kroate si e dyshuar në dalje nga ujërat e tyre territoriale.

“Qendra Kombetare e Koordinimit (NÇ) kroate dje rreth orës 22:30 ka njoftuar NÇ italiane për një mjet të dyshimtë në dalje nga ujërat kroate. Gomonia është pikasur nga Guardia di Finanza në zonën e Viestes në të njejtin drejtim të ujrave kroate.

Ne bordin e mjetit jane kapur 2 shtetas shqiptarë, A.L. 38 vjeç dhe A.A 36 vjeç, si dhe u sekuestrua rreth 1.700 kg kanabis. Mjeti detar sipas hetimeve te deritanishme, nga policite e vendeve partnere, nuk eshte nisur nga brigjet shqiptare. Megjithate Policia e Shtetit po vijon shkembimin e informacionit me agjencite partnere per te hetuar mbi lidhjet e te ndaluarve si te perfshire ne kete veprimtari kriminale”, thotë policia.



1 Comment

  1. Po pse o te paudhe, ngaterroni shtete te tjera kot. Clidhje ka kroacia me trafikun nga deti!! Dihet qe vend prodhues, eksportues eshte Shqiperia. U kap gomonia, u arrestuan dy shqiptare. Insinuata me kriacine cledgje ka ketu. E gjithe kjo tregon qe trafiku lulezon, behet per nate, sasira te medha por e mbledhur ne me pak duar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *