• |
ide | kryesore

Gomonia me 2 tonë kanabis e kapur në Itali, identifikohen dy shqiptarët e arrestuar

Lajme, Të fundit



Një operacioni i ndërmarrë mëngjesin e sotëm nga policia italiane ka bllokuar një gomone me rreth 2 tonë kanabis. Mediat italiane raportojnë se gomonia vinte nga Shqipëria drejt brigjeve të Italisë, por policia shqiptare e mohon diçka të tillëë.  Mjeti lundrues me drogë është ndaluar në afërsi të brigjeve të komunës Vieste në provincën e Foggias.  Ne bordin e mjetit jane kapur 2 shtetas shqiptarë, A.L. 38 vjeç dhe A.A 36 vjeç.

Për momentin nuk jepen më tepër detaje rreth këtij rasti. Por nëse faktohet se ngarkesa me kanabis është nisur nga Shqipëria, kjo e zhbën edhe njëherë propagandën qeveritare se këtu s’ka kanabis dhe se trafiku është reduktuar. Pa një mbështetje nga autoritetet shqiptare, është e pamundur që të ngarkohet dhe të dalë në det një gomone me 2 tonë drogë.

©LAPSI.al 



4 Comments

  1. Kjo eshte suksesi i policise qe dum,, I paskan ikur nga duart edhe nje sasi parash rilindjes. Me gjithate , do shohim kur te na thone,,,,se kjo ishte bashkepunim ne mes te dy policive, si gjithmone,,, keta jane te ;;;;sukseseshem.

  2. Kush media Italjane ‘ raporton se gomonja vintenga shqiperia’ ? Na trego vetem njeren o Lapsi.

    Edhe Guardia di Financa eshte treguar shume e kujdesshme ne deklaraten e saj duke mos e percaktuar vendin e nisjes.

    Pse vetem deformoni lajme o legenat e Lapsit.

    Shikoni televizjonin italjan dhe do kuptoni qe italjanet e kane pikasur gomenen qe ne ujrat e jugut te kroacise dhe me pas jane vene ne ndjekje.

    Do dali shume shpejt se nga eshte nisur gomonja , mos u merzisni . Por lapsit i erdhi ne dore nje lajm i mire per shkrimet e tij dhe e fut nje fraze intriguese ‘ MEDIAT ITALJANE RAPORTOJNE SE DROGA VINTE NGA SHQIPERIA’ ..

    Por nuk na permend asnje media italjane.

  3. O shoku i rilindjes po jugu i Kroacisë nuk besoj se është më shumë se 50 milje nga Shqipëria, kështu që skafistët që ishin shqiptarë nuk e kanë problem të nisen drejt Kroacisë dhe pastaj drejt Italisë meqë ky drejtim është më pak i vëzhguar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *