• |
ide | kryesore

Hidrocentrali i Kalivaçit, Becchetti humbet në arbitrazh. Do t’i paguajë Shqipërisë 7 milionë euro

Lajme, Të fundit



Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit në Paris ka dënuar me vendim përfundimtar kompaninë “Hidro SRL” të biznesmenit Francesco Becchetti që t’i paguajë 7 milionë euro Shqipërisë si dëmshpërblim për hidrocentralin të Kalivaçit.

Vendimi i marrë në datën 7 shtator përmbyll kështu sagën e një konflikti disavjeçar mes biznesmenit italian Francesco Becchetti dhe qeverisë shqiptare për koncesionin e hidrocentralit të Kalivaçit, raporton TCH. Koncesioni për ndërtimin e hidrocentalit me fuqi 100 megavat u dha që në vitin 1998 në qeveria e atëhershme tek kompania e zotëruar nga biznesmeni italian. Por vepra nuk u ndërtua asnjëherë, derisa në maj të vitit të kaluar qeveria shqiptare vendosi ta prish në mënyrë të një anshme kontratën.

Në tetor të vitit 2014, kompania e zotëruar nga Becchetti e paditi Shqipërinë në Gjykatën e Arbitrazhit duke kërkuar zgjidhjen e koncesionit të Kalivaçit dhe 137.3 milionë euro dëmshpërblim nga qeveria shqiptare, me pretendimin e ishte shteti shqiptar ai që e kishte penguar ndërtimin e hidrocentralit. Pas katër vitesh përplasje gjyqësore, në janar të këtij viti arbitrazhi i Parisit vendosi ta rrëzojë padinë e Becchetti ndaj Shqipërisë, duke lajmëruar se vendimi për kompensimin financiar do të merrej më vonë.

Pikërisht një javë më parë, gjykata e Parisit ka vendosur shumën 7 milionë euro si dëmshpërblim që kompania e Becchetti duhet t’i paguajë Shqipërisë për mosndërtimin e hidrocentralit sipas afateve të parashikuara në kontratë.



6 Comments

    1. Po ti haron motren tende edhe shikon te bertit.sa legena qe jeni ne vend te behet qejfi se nik do paguajne shqiptaret por direkt ne sharje

  1. Ky ishte dhe miku i saliut na beri dhe nje tv mori ne pune sonilen tosin,sajmirin,gentin,adin,simonenpastaj keta dhe te tjere na dolen pa pune se pronari ishte burre i mire kishte ca evazion fiskal,u merzit dynjaja e shqupit.

  2. mos u zini se nuk fitoni gje.

    Ne kete histori nuk fiton as Rama dhe as Saliu.. Ketu fitojme ne te gjithe se mund qe arbitrazhi dhe te na denonte ne dhe pastaj ne vend qe te merrinim 7 miljon euro do te paguanim.

    Me vjen keq per ata puntoret e TVs qe dolen pa pune.. por duhet ta kuptojne se ishin punesuar nga njeriu i gabuar.

    ( ndersa per ate Sonilen nuk me vjen keq fare se nuk ka me njeri servil ne kete bote se ajo)

  3. Kete e ka sjelle ne shqiperi Fatos Nano dhe jo Saliu. Saliu ka mekatet e veta por nuk ka asnje lidhje me Becchetin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *