• |
ide | kryesore

Hoqi mësuesen nga puna, drejtoresha pushohet edhe vetë për arsye politike

Lajme, Të fundit



Mësuese Fatbardha Alushaj rrëfeu për emisionin “Stop” si e larguan padrejtësisht nga shkolla 9-vjeçare “Ismail Klosi” në Ballsh, me pretendimin se nuk kishte marrë pjesë në portal. Por kur është punësuar si mësuese në këtë institucion, portali nuk ekzistonte.

“Jam mësuese në shkollën 9-vjeçare “Ismail Klosi” prej 4 vjetësh. Dy vitet e para kam qenë mësuese në lëndën e edukimit fizik me kontratë të përcaktuar. Në vitin 2016 emërohem si mësuese ndihmëse me afat të papërcaktuar, pra me kontratë definitive. Kam punuar me një fëmij që ka probleme dhe pas një farë kohe më vjen një shkresë nga Zyra Arsimore dhe Drejtoria Arsimore, ku thuhet se duhet të më zgjidhet kjo kontratë, pasi unë nuk kam marrë pjesë në asnjë nga portalet “Mësues për Shqipërinë”.

Një udhëzim i tillë nuk ka dalë në vitin që unë kam dalë si mësuese ndihmëse, por në vitin 2017-2018. Unë nuk kam pranuar të firmos, por zgjidhja e kontratës u bë në mënyrë të njëanshme nga ana e drejtorisë së shkollës”, shpjegoi mësuese Fatbardha.

Marrëdhëniet e punës së Fatbardha Alushajt me shkollën “Ismail Klosi” janë ndërprerë në fundin e muajit Qershor dhe aktualisht është e papunë.

“Unë besoj se ky është një akt politik sepse deri diku ma kanë komunikuar. Vetë drejtoresha më tha që të mos bëja përpjekje më tej sepse ata kështu e urdhëronin”, theksoi denoncuesja.

Lidhur me këtë deklaratë të fortë të Fatbardha Alushajt, gazetarja e emisionit “Stop” iu drejtua shkolëls “Ismail Klosi” për të komunikuar me drejtoreshën Loreta Zeqaj, e cila çuditërisht u shkarkua në po të njëjtën ditë.

Gazetarja – Përshëndetje!
Drejtoresha – Përshëndetje!

Gazetarja – Si jeni? Si kalon?
Drejtoresha – Si ke kaluar?
Gazetarja – Gena Haxhiu, gazetarja e emisionit “Stop”. Ju jeni drejtoresha?

Drejtoresha – Uufff.. Unë sapo u shkarkova nga detyra. Kolektivi është në mbledhje, bënë prezantimin e drejtoreshës së re.

Gazetarja – Sapo u shkarkove?
Drejtoresha – Po!
Gazetarja – Doja të dija, si qëndron e vërteta e këtij largimi?

Drejtoresha – Uufff Fatbardha… Në lidhje me Fatbardhën nuk është bërë asnjë shkelje ligjore. Absolutisht! Kam kaluar gjithë ato kontrolle, gjithë ato ekipe në lidhje me të gjithë problematikën e Fatbardhës dhe konstatimi është se nuk është gjetur asnjë lloj shkelje ligjore. Më besoni!

Gazetarja – Po pse është larguar pra?
Drejtoresha – Nuk… ajo është me kontratë. Është punonjëse me kontratë.
Gazetarja – Kontratë?
Drejtoresha – Me kontratë të përcaktuar.

Gazetarja – Më jep pak kontratën e përcaktuar dhe nga kush është firmosur sepse unë kam në dorë një kontratë tjetër që thuhet se është definitive.

Drejtoresha – Të lutem! Ato janë bërë gabimisht dhe janë gjetur shkelje nga Ministria.

Gazetarja – Kush i ka bërë gabimisht?

Drejtoresha – Në raport janë nga Zyra Arsimore, janë miratuar atje.

Gazetarja – Domethënë ju për këtë arsye bëni përgjegjëse Zyrën Arsimore?

Drejtoresha – Normale sepse atje është bërë miratimi. Miratimi i kontratave.

Gazetarja – Më fal që po pyes, po motivi jot i largimit nga puna, meqënëse me një gur po vrasim dy zogj?

Drejtoresha – Dihet, është politike. Absolutisht, përderisa në këtë moment rolin politika e luan tek drejtuesit, unë nuk kam se çfarë shtoj tjetër.

Gazetarja – Faleminderit dhe suksese në jetë! Nuk ta them në konotacionin e keq.

Drejtoresha – Absolutisht dhe unë të falenderoj dhe shpresoj të kesh marrë pergjigjen e duhur nga unë!

Pra, drejtoresha u shpreh se është shkarkuar për arsye politike, ndërsa për mësuesen Fatbardha Alushaj tha se përgjegjësia e kontratës i takon Drejtorisë Arsimore Rajonale në Fier. Ndaj dhe gazetarja e emisionit “Stop” iu drejtua DAR-it për të zbuluar arsyen e largimit nga puna të mësuese Fatbardhës.

Drejtoresha e këtij institucioni, Yllba Beci tha se kontrata me afat të papërcaktuar që ka lidhur Fatbardha Alushaj me shkollën “Ismail Klosi” bie ndesh me të gjitha udhëzimet që ka në fuqi arsimi parauniversitar.

“Nuk i plotësonte kriteret përkatëse dhe për këtë arsye kjo kontratë është zhbërë. Pasi është kapur me një shkelje prej një kontrolli të kryer nga institicuionet në varësi”, shpjegoi drejtoresha Beci.

Ndërsa juristja Këze Hyskaj tha se DAR Fier i është drejtuar Zyrës Arsimore në Mallakastër për verifikimin dhe marrjen e masave përkatëse për drejtorinë e shkollës, që ka bërë lidhjen e kontratës.

Si përfundim, nuk ka rëndësi nëse Fatbardha Alushaj është larguar nga puna për arsye politike apo jo, por që tanimë është e papunë, ashtu si dhe drejtoresha Loreta Zeqaj./tvklan



3 Comments

  1. Ky eshte versjoni i saj , heqja per arsye politike. Dhe gjithashtu nje rast shume i mire per portalet antiqeveritare te fillojne te ulerasin.

    Por Stopi tani duhet te beje nje emisjon me vete per kete rast dhe te shohi se si qendron e verteta. Mesa mbaj mend nga fjalet e Juristes se DAR Fier , ajo tha se ishte pikerisht drejtoresha qe i kishte bere kontrate TE PERHERSHME ne kundershtim me ligjin asaj mesueses qe ankohej.
    Pra ajo thjesht ka shkelur ligjin.
    Shume mire qe eshte bere keshtu, qe te gjithe drejtorat ta pyesin prapanicen 2 here para se te bejne kontrata pune ne kundershtim me ligjin.

    1. me falni se me paska shpetuar nje detaj.
      Kontraten e paska lidhur drejtoresha dhe e paska aprovuar DAR fier. Pra ne kete meis i bie qe dhe nje person nga DAR fier te pushohet nga puna.

      tani hika se mu ftof kafja

  2. Te njojtat gjona ndodhin edhe nmes te tirones. Drejtoria arsimit tirone perdor me hile portalin e msuesve per Shqiperine dhe fut npune mesues militante. Ke arsimi profesional i ministrise financave ndodh edhe mkeq akoma. Ne arsim nuk ka merit dhe drejtsi. Pjesa tjeter propagand e rena per televizion.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *