• |
ide | kryesore

Jeta mes drogës dhe problemeve në mardhënie të aktorit turk

Paparazzi, Slider



Një personazh shumë interesant në serialin “I infiltruari”, por me sa duket një njeri problematik në jetë.

Është fjala për aktorin turk Çagatay Ulusoy, i cili është është një nga aktorët më të pëlqyer jo vetëm në Turqi, por edhe në Shqipëri, ku u bë i njohur në rolin e Sarpit.

Skandalet e kanë shoqëruar aktorin pasi u kap me drogë dhe pohetohet nga autoritetet turke. Edhe jeta private e 27-vjeçarit nuk ka mbetur jashtë vëmendjes së mediave.

Çagatay është i lidhur me aktoren Duygu Sarisin. Ata janë njohur gjatë xhirimeve të serialit “I infiltruari” ku ajo luante rolin e komisares Sema.

Çifti disa kohë më parë pati një zënkë që çoi në ndarje, por tani janë rikthyer përsëri bashkë.

Megjithatë zënkat kanë nisur sërish pasi së fundmi Çagatay dhe Duygu kanë qenë në një festë ku me sa duket aktori nuk i ka kushtuar aspak vëmendje të dashurës duke e shpërfillur.

Mediat turke shkruajnë se Duygu ka shpërthyer në kriza xhelozie dhe çifti është larguar nga festa shumë herët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *