• |
ide | kryesore

Kishte fshehur në automatikun dhe pistoletën në murin e banesës, arrestohet 49-vjeçari nga Tirana

Lajme, Të fundit



Policisë iu desh të çante murin për të gjetur të fshehura armët dhe municionet. Operacioni nga policia e komisariatit nr 2 u ndërmor në banesën e  Sokol Sadikut , 49 vjeç, banues në Tiranë.

“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në murin e banesës së këtij shtetasi janë gjetur të fshehura armë zjarri e municion luftarak” informoi sot policia e Tiranës

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :

– armë zjarri e llojit “Pistoletë”, mod.54 me një krehër me 5 fishekë

– automatik

– 8 krehëra fishekësh

– 600 copë fishekë mod. 7.62

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *