• |
ide | kryesore

Kthesa e prokurorisë me Vangjush Dakon, mbyllen hetimet për Velierën

Lajme, Të fundit



Prokuroria e Durrësit ka mbyllur në heshtje dosjen hetimore për Velierën në Durrës. Kanë marrë fund hetimet për dëmet arkeologjike që po shkaktohen nga ndërtimi i masës së betonit që do të kushtojë rreth 6 milion euro, në një prej zonave më të pasura arkeologjike në qendër të Durrësit.

Nuk dihet si e arsyetoi prokuroria mbylljen e dosjes, por pa dyshim ajo është një kthesë e fortë në sjelljen e organit të akuzës. Nëse kthehesh pas në kohë, vetëm një vit më parë, prokurorët kërkonin me ngulm në gjykatë ndërprerjen e punimeve. Në dy raste të ndryshme, fillimisht për punimet në njërën anë të rrugës, pastaj për punimet në anën tjetër të saj, prokurorët arritën të bllokonin përkohësisht punimet e bashkisë. Arsyetimi ishte se projekti dëmtonte gjetjet arkeologjike, në zonën ku po zhvilloheshin punimet nëntokësore.

Si të mos mjaftonte kjo, mediat zbuluan se kontrata për monitorimin e punimeve nga Instituti i Arkeologjisë dhe Agjensia e Shpëtimit Arkeologjik, ishte nënshkruar nga Bashkia e Durrësit pasi punimet nëntokësore kishin filluar.

Veliera është një masë betoni, që ka provokuar reagimin e fortë të shoqërisë civile dhe opozitës kundër kreut të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dakos, i cili pati mbështetjen direkte të kryeministrit Edi Rama në këtë çështje.

Pavarësisht dyshimeve të forta se e gjitha ishte një aferë korrupsioni (kompania 3D, që prodhon betonin për projektin e Velierës, është kompania e vëllait të Vangjush Dakos) Edi Rama jo vetëm e mbrojti Dakon, por edhe sulmoi ata që ishin të shqetësuar për dëmtimet arkeologjike.

“Masakarada politike dhe ata sharlatanë që quhen mbrojtës të ambientit, kush e ka kundërshtuar do të skuqet, skuqje jo xhanëm se nuk e kanë më në trup kimikatin që skuq lëkurën e njeriut, kur Veliera të jetë e përfunduar”– deklaronte Rama, në qershor të vitit të kaluar, kur punimet e betonit ishin bllokuar nga organet e drejtësisë.

Prej fillimit të vitit 2017, prokuroria ishte në një përplasje të vazhdueshme me Vangjush Dakon, i cili gjithashtu përmendej se ishte kapur në përgjime me emra të njohur të botës së krimit në Durrës, duke folur për presione në ditën e zgjedhjeve.

Por problemet e Vangjush Dakos me prokurorinë dalëngadalë janë mbyllur dhe ky nuk është rasti i vetëm. Tashmë që kanë kaluar 9 muaj nga votimi i Arta Markut me 69 votat e Partisë Socialiste, dosje si ajo e Tahirit, e konçensioneve të Beqes, apo e Qazim Sejdinit në Elbasan po shkojnë drejt mbylljes. ©Lapsi.al



6 Comments

  1. Eshte koha e mafias, kjo udheheq drejtesine, andaj mos te na mburret kallemi se po veme drejtesi, por po shkaterrojme drejtesi. Pyetja eshte,,,,si nuk u denua nje zyrtar, e pushtetar per bemat e skandalet, por gjithmone dalin””fitimtar”’? pra kjo eshte rezultati i rilinsjes me kapacitetet komuniste,,,,,,grusht bashkuar rreth qelbesirave.

  2. Se ce shempen derbederet,
    Mercenaret dhe Bejleret
    Se ce shtypne jabaxhinjte
    Se ce shtrydhne jabaxhinjte
    Se ce prene se ce vrane
    Ce shkretuan anembane

  3. Prokurori i ceshtjes e kaloi vetingun, dmth, Z.Koloshi eshte i paster , nuk ka pasuri te padeklaruar, as shoqeri me elemente kriminale , as dosje gabim apo pushim hetimi.

    Bota e ruan lashtesine , ndersa Dako e betonon , prokurori e pushon.
    Krim

  4. Dako eshte vazhdimi serb ne kete vend. Betonimi i durresit antik ka nisur kur dako ishte sperme po sperme e vecante per te vazhduar punene e nisur nga baballaret e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *