• |
ide | kryesore

Liverpool në ankth për Firmino, pas gjestit të frikshëm të Vertonghen

Sport



Në shtëpinë e Liverpool janë shumë të shqetësuar për Roberto Firmino. Sulmuesit të Liverpool, pasi shënoi golin e 2-0 të përkohshëm në ndeshjen e madhe me Tottenham, iu desh të linte fushën e lojës për një dëmtim në sy.

Në fakt në syrin e lojtarit brazilian ka përfunduar gishti i mbrojtësit të Spurts Spurs Jan Vertonghen në minutën e 74, problem që solli edhe zëvendësimin e tij nga Henderson. Mjekët e Reds i kanë vendosur një garzë në sy sulmuesit, dhe sipas ‘Thelegraph’ Firmino është dërguar në spitalin e “Moorfields Eye” të Londrës për ekzaminime të mëtejshme.

Përshtypjet e para mbi gjendjen e Firmino nuk janë pozitive. “Për momentin ai nuk është mirë. Duhet të presim se si do të shkojnë gjërat, jeta nuk është kurrë e përsosur. Nuk e di saktësisht se cili është problemi i tij, por ka të bëjë me syrin”, tha Jurgen Klopp në konferencën për shtyp pas ndeshjes.

https://www.instagram.com/p/BnwU3EiHx1Z/?utm_source=ig_embed

Dëmtimi i Firmino është i vetmi moment i errët për Liverpool, që sot korri një fitore mbresëlënëse ndaj Tottenham dhe pozicionohet bashkë me Chelsea në krye të renditjes së Premier Lieague. Ndërkohë orët e fundit disa tifozë të Të Kuqve kanë kërkuar në rrjetet sociale një ndëshkim shembullor nga Shoqata e Futbollit kundër mbrojtësit të Spurs.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *