• |
ide | kryesore

Nesër fillon pagesa në Rrugën e Kombit, zbardhet skema e tarifimit

Lajme, Të fundit



Publikohet në Fletore Zyrtare skema zbritëse e tarifës për përdoruesit e shpeshtë të rrugës Durrës-Kukës pjesë e autostradës Milot-Morinë.
Tarifa nis të hënën data 17 shtator.

Skema e zbritjes për përdoruesit e shpeshtë që përfshin tri kategori:

Automjetet e banorëve të qarkut Kukës;
Autobusët nga dhe për në qarkun e Kukësit;
Automjetet e përdoruesve të shpeshtë.
Në kategorinë e parë të automjeteve të banorëve të qarkut Kukës përfshihen klasat A e B të automjeteve për përdorim personal të regjistruara në qarkun Kukës.

Këto automjete do të pajisen me OBU-në (On Board Unit) e sistemit Digital Pass dhe në OBU nuk do të regjistrohen më shumë se dy automjete për familje.

Tarifa e rrugës për 1 (një) kalim për të gjitha automjetet e regjistruara në qarkun Kukës për klasën A do të jetë 50 (pesëdhjetë) lekë me TVSH dhe për automjetet e klasës B do të jetë 100 (njëqind) lekë me TVSH.

Kjo tarifë do të jetë e kufizuar për jo më shumë se 44 (dyzet e katër) kalime në muaj dhe e vlefshme për t’u përdorur brenda periudhës 1-mujore nga data e kryerjes së pagesës për këto kalime (nëse ky numër tejkalohet, atëherë përdoruesi i OBU-së do të duhet të tarifohet sipas vlerës përkatëse të parashikuar në pikën 11.4.5 të kontratës së koncesionit)”

Shpenzimet e kryera nga shoqëria koncesionare për koston e pajisjes (OBU) së sistemit Digital Pass, e cila do t’u jepet falas banorëve të qarkut Kukës, do të përballohet nga pagesa e parashikuar në kontratën e koncesionit. Përdoruesit e qarkut Kukës do të parablejnë në mënyrë të përshkallëzuar deri në 44 kalime me këtë tarifë të reduktuar.

Në kategorinë e dytë përfshihen autobusët nga dhe për në qarkun e Kukësit. Tarifa e rrugës për këta autobusë do të jetë 100 (njëqind) lekë me TVSH për 1 (një) kalim.

Në kategorinë e tretë përfshihen përdoruesit e shpeshtë të autostradës Milot–Morinë, automjetet e të cilëve do të pajisen me OBU-në (kostoja e OBU-së do të përballohet nga këta përdorues të shpeshtë të autostradës) dhe nuk do të regjistrohen më shumë se dy automjete.

“Lidhur me kategorinë “Përdorues të shpeshtë”, pa dallim mjeti, ulja e tarifës do të bëhet për numër kalimesh, pasi sistemi do të funksionojë në mënyrë të tillë që do të regjistrojë numrin e kalimeve për çdo mjet, si më poshtë vijon:

Nga 20 (njëzet) deri në 30 (tridhjetë) kalime në muaj, përdoruesi i shpeshtë do të përfitojë një zbritje në masën 10 (dhjetë) %; ii. Mbi 30 (tridhjetë) deri në 50 (pesëdhjetë) kalime në muaj, përdoruesi i shpeshtë do të përfitojë një zbritje në masën 20 (njëzet) %; iii. Mbi 50 (pesëdhjetë) deri në 60 (gjashtëdhjetë) kalime në muaj, përdoruesi i shpeshtë do të përfitojë një zbritje në masën 30 (tridhjetë) %;

Mbi 60 (gjashtëdhjetë) kalime në muaj, përdoruesi i shpeshtë do të përfitojë një zbritje në masën 40 (dyzet) %.”



6 Comments

  1. Me pagimin e takses, rruga do na sigurohet me sa duket edhe me shume. Ne bore, do ecet si pa bore, ne gropa, as qe do kete gropa, rreshqitje dherash as mos e mendoni, kalime bagetish, nuk do lejohen, se do punoi policia. Mire qe e vuri taksen e nje rruge, qe pagohet me karburantin, po me cmimin e tije( karburanteve) qe na merr takse rruge, pse se heq,,,,,,he pra,,, se mendo shume ky kallemi per popullin. Te shohim se ne sa gjera te tjera do mendoi per takse,,, se na do shume ky ne si popull e do na coi ne mizeria e kapitullim.

    1. O kopetent vërteë nuk është botuar, por ky urdhër është miratuar dhe të hënën del në faqen zyrtare dhe hyn në fuqi.

  2. Nese te henen nuk ka manifestime do te thote qe edhe PD eshte ok . Pastaj prisni edhe taksimin e rrugeve te tjera . Dhe na ngelet te bejme beeeeeeeeeeeeeeeee qe te mos na ngaterrojne me lepurin .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *