• |
ide | kryesore

Neymar bëhet me superfuqi…

Sport



Neymar është protagonist në gjithcka praktikisht, talenti që nuk i mungon, karakteri jo i thjeshtë, transferimi më i shtrenjtë i të gjitha kohërave në futboll e simulimet. Por nga tani, O’Ney ka… edhe superfuqi.

Vetëm se nuk flitet për superfuqi teknike, nga ato që braziliani i ka treguar që i vogël kur turpëronte kundërshtarët në fushë. Superfuqitë e reja braziliani mund ti tregojë vetëm në librat me vizatime, ku do të jetë protagonist, në librin që flet për të. Neymar Da Silva Santos Junior, sipas asaj që bën të ditur AS, ka nisur bashkëpunimin me një produksion librash ilustrativ e grafikë, Fan the Flame Concept, duke startuar markën e tij (Neymar Jr. Comics).

Kështu, përvec se të luftojë me gjigantët francezë e europianë në fushë, në faqet e Inked, talenti i PSG do të impenjohet të luftojë krimin në Brazil, i bekuar nga një fuqi mbinatyrore: tatuazhet e tij marrin jetë. Kështi si Batman ka qëllim të shpëtojë Gotham City e Spiderman të ruajë Mary-Jane dhe New York, Junior duhet të shpëtojë të motrën që është rrëmbyer nga një… poster.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *