• |
ide | kryesore

Pas “mrekullisë së mallkuar” të Air Albania

Lajme, Të fundit



Nga Astrit Patozi

Si nuk bëmë një gjë për të qenë një herë të vetme! Që të mos ndyhet nga patetizmi i shpifur dhe nga propaganda arkaike.

Një palë po na e paraqesin si mrekullinë e tetë të botës faktin që ca avionë, të cilët do të ulen në Rinas prej dje, do të kenë të stampuar në trup flamurin dhe emrin e Shqipërisë.

Të tjerët po çjerrin faqet dhe kanë vënë kujën sikur kjo është dita e qametit, vetëm sepse po e pret shiritin qeveria e lidhur me krimin.

Ndërkohë që e vetmja gjë që do të kishte vlerë për shqiptarët, që fluturojnë, është se përse nga Tirana çmimet e biletave janë disafish më të shtrenjta se vendet e tjera të rajonit. Dhe a do të vijë ndonjëherë dita që kjo poshtërsi politike të ndreqet apo do të vazhdojë kështu përgjithmonë.

Këtë askush nuk ua thotë, sepse palëve ndërluftuese nuk u intereson fare ky si problem.

Jo vetëm ata që kanë ngjyer dorën ndër vite tek ky pisllëk korruptiv, por edhe të tjerët që mund të mos jenë përzier, nuk e çojnë fare ndërmend, e jo më të luajnë gishtin për ta zgjidhur ndonjëherë, po t’u vijë në dorë.

Sepse, si ata që po rrahin gjoksin, ashtu edhe të tjerët, që po tregojnë me gisht, nuk i shqetëson problemi real i njerëzve, sa kohë që u intereson vetëm tepsia, për të cilën po i nxjerrin sytë njëri-tjetrit.



5 Comments

  1. Duket si loja, kur nga kapelja del pëllumbi i gjallë ose qeni i të birit të qenit, me aftësitë e prestigjatorit tonë me famë mondiale, të dashuruarit çmendurisht , erdoganisht e putinisht pas avionëve mushkonja.

  2. Edhe ti o -Patozi-per ate dreq tepsi ke shume kohe qe po ben verr -verr-sa volle dhe po vjell vrer per drejtuesit e partise demokratike .Ty ti nxori lakrat -Kastriot Myftaraj tek -Ora Njuzi qe ti na paskerke qene ne fillim me social-demokraten e Skender Qenushit pastaj na ke hyre si ciban ne PD-.Tani prandaj po vjell vrer sepse u ktheve ne indetitet.

  3. Ne toke kallemi i qeverise i la parate me oligarket, ne aje me avione te bojatisur qe i quan ; AIR ALBANIA, formalitet, qe eshte me shume mashtrime e mbeshtjelle. Edhe aeroplaneve do i dale boja, por dhe ketij bojaxhiu do inxihet surrati.

  4. Me vrap ne Servis dhe mos dil pa lejen e saliut se è ke mendjen te coroditur prej tij mire thot bert per ty.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *