• |
ide | kryesore

PD: Krimi i organizuar kontrollon lojërat e fatit, një nga kompaninë zotërohet nga Agron Xhafajt

Lajme, Të fundit



Partia Demokratike ka vijuar edhe sot akuzat ndaj qeverisë Rama se ka favorizuar kompaninë e basteve të zotëruar, sipas saj, nga vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Në një deklaratë për mediat, deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj tha se gjatë qeverisjes së Ramës, numri i pikave të basteve u përqendrua vetëm në tre kompani, një prej tyre e zotëruar nga Agron Xhafaj.

Alibeaj tha se gjatë operacionit “Fund marrëzisë”, në vend që të mbylleshin, pikat e basteve u shumëfishuan. Ai tha se në Shqipëri janë hapur 2176 pika të reja bastesh, duke shtuar se të ardhurat e kompanisë se vëllait të ministrit Xhafaj u 10-fishuan në 4 vite.

Gjatë qeverisjes së Ramës numri i pikave të basteve u përqendruar vetëm në tre kompani. Shqiptarët duhet ta dijë se një nga këto kompani zotërohet nga Agron Xhafajt, vëllai i ministrit të Brendshëm. Në Shqipëri janë hapur 2176 pika të reja bastesh. Kompania e Agron Xhafajt rriti fitimin në kohën e Ramës. Të ardhurat e kompanisë u 10-fishuan në 4 vite. Kjo e bën Ramës që të refuzojë vettingun e politikanëve. Ai nuk e do edhe për vete vettingun që po i bëhet sot sistemit të drejtësisë. Kryeministri i shqiptarëve është peng i krimit të organizuar”, – u shpreh deputeti Alibeaj.



14 Comments

  1. Ky muhabeti eshte tamam bej si them.une po mos bej si bej une. Dalin kta te PD dhe na bejn moral sot. Kta maskarenj qe i mbyten investimet e huaja po mos tr jepnin 20% te zyra ligjore e argites.

  2. Se budalla ishte dhe eshte -Fatmir Xhirafa-qe e nisi me vrap Geronin ne Itali te beje -para ushtarakun-[burgun]per te shpetuar aferat ,biozneset ,parate e pista dhe gjithe pasurine e tyre qe eshte vene ne menyra kriminale .

    1. Vërtetë është budalla se me këta koqe shqiptarë si dy komentuesit e parë asgjë nuk kishte ndodhur,

  3. Une kam mar vesh nga nje burim i sigurte i imi qe ky Alibej prostituon me diplomate te larte europian. Burim i sigurt fare. Nuk ka nevoje per fakte . Ja u them une dhe pik. duhet ta besoni.

  4. Deklarata cdo dite ( edhe ne fundjave) , mengjes , dreke , darke ( para buke dhe mbas buke) .

    Si sulodhet ju ????? ( se ne vertet na lodhet ) Na e keni bere koken sa nje daulle.

    Shkoni me mire ne prokurori , coni ato faktet tuaja qe trondisin qeverite dhe na lini rehat me keto deklaratat se u bete shuuuuuume te merzitshem.

      1. Çfarë bëri prokuroriapër:
        1-613 kg kokainë.
        2-toyota jaris
        3- vrasja e shoferit të xhafës
        4-verifikimine përgjimit të babale,

        Ose më thjesht trego një rast që prokuroria e ka zbardhur në gjykatë.

      2. dyshon apo sdyshon ti mbi naivitetin tim … aq me ben… por deri ketu ka degjeneruar kjo pune.. na merziten. U ben legena fare.

        1. Po dikush duhet ti thotë me zë të lartë ato që i dimë të gjithë e prapë hiqemi si të lumtur me rilindjen.

    1. Thuaj shyqyr se ka punë edhe për ju që paguheni për këto komente qelbësirash rilindje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *