• |
ide | kryesore

Reginaldo i pandalshëm, Kukësi fiton aty ku deri tani askush nuk kishte mundur

Sport



Kukësi merr fitoren e dytë rradhazi në kampionat, duke vënë nën presion kreun tashmë. Rikuperon in-extremis Reginaldo dhe është ai që ndëshkon Teutën, që provon humbjen e parë në kampionat. Kryeson listën e golashënuesve mozambikasi me golin e 4 në po kaq ndeshje në kampionat dhe Cungu mund të jetë tashmë krejtësisht i kënaqur nga të tijtë.

Fortesa e Shkëmbit nuk ndali dot kuksianët që luajtën edhe kartën e befasisë për të cuar në shtëpi rezultatin. Hidi në të vetmin rast që u kalua, ishte në minutën e 18 kur Reginaldo u tregua më i shpejtë se e gjithë mbrojtja durrsake.

Megjithatë tekniku i Teutës duhet të shohë pozitivisht provën e të tijve. Vertikalizime dhe aksione në shpejtësi, me raste edhe mungesë fati. Ingredientët e lojës së bregdetarëve ishin të gjithë me përjashtim të golit.

Në ndeshje rëndësi ka rezultati dhe atë e mori Kukësi, që shkon tani në kuotën e 7 pikëve, duke vënë nën presion Skënderbeun e Flamurtarin. Mbetet në kuotën e 5 pikëve Teuta, që ndoshta meritonte dicka më shumë, por u penalizua nga portieri Frashëri dhe pasaktësia e Latif.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *