• |
ide | kryesore

Salvini nuk përmbahet: Do ta qeveris Europën bashkë me Viktor Orban

Planet, Të fundit



Zëvendëskryeministri italian, Matteo Salvini, i ka dalë në mbrojtje kryeministrit hungarez, Viktor Orban, pas vendimit të PE për masa disiplinore kundër Hungarisë, nëpërmjet aktivizimit të të ashtuquajturit Neni 7.

Salvini ndodhet në Vjenë për të diskutuar mbi çështjen e emigrantëve me kolegët gjermanë dhe austriakë.

“Sanksionet kundër qeverisë dhe popullit hungarez janë një akt politik, një çmenduri e Europës së majtë që nuk tërhiqet para ndryshimit.

Jam i bindur që do ta gjejmë veten duke qeverisur Europën bashkë me Viktor Orban”, ka thënë Salvini.

Salvini-Orban, beteja mes dy modelesh

Duke iu referuar zgjedhjeve të vitit të ardhshme në BE, Salvini tha se qeverisja e Europës do të ndryshojë.

“Vitin tjetër do ta ndryshojmë plotësisht Europën duke përjashtuar socialistët nga Qeveria e Europës, duke vënë në qendër të drejtën për jetë, punë, familje dhe siguri.

Ne jemi duke punuar me partitë e tjera, popujt dhe qeveritë europiane për të ndryshuar historinë e këtij kontinenti në maj dhe bërthama fillon nga Viena, Milano, Roma.

Presidenca austriake e BE-së, Italia, solli energji të re duke i dhënë alarmin një Europe që ishte në gjumë”.

“Ditët e këtij Parlamenti – shtoi ai – dhe të Komisionit tani janë të numëruara.

Shpresoj që në Parlamentin e zgjedhur në të ardhmen nuk do të ketë një shumicë pro-migrante./tematv



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *