• |
ide | kryesore

Shefi i anti-mafias italiane: Mafia shqiptare e barabartë me Cosa Nostra

Lajme, Të fundit



“Mafia nigeriane dhe ajo shqiptare, janë ndër më të pranishmet në territorin italian, mbi të cilët hetojmë me imtësi”. Deklarata vjen nga Prokurori i Antimafias italiane, Federico Cafiero de Raho.

“Ndaj mafias nigeriane dhe mafias shqiptare është përqendruar vëmendja e hetimeve tona. Mafia shqiptare, vepron në pozitë të barabartë me klanet mafioze italiane me të cilat bën biznes për të administruar së bashku trafiqet ilegale – tha ai.

Prokurori Italian u shpreh më tej se kontrabanda e cigareve, e drejtuar nga mafie te huaja, ka nisur të aktivizohet në territorin italian dhe “kjo nuk duhet nënvlerësuar”, theksoi më tej ai në komunën Casal di Principe, në ceremoninë e dhënies së titullit “Qytetar Nderi”.



4 Comments

  1. Ke ofendon ti mor idiot? Mafien tone e krahason me cosa nostren? Cosa Nostra nuk ka pushtet politik ndersa mafia jone eshte vete shteti . Mafja tek ne eshte ne Fron prej shume kohesh .

  2. Edhe keta bejne sikur e luftojne. Keshtu u intereson. Si ne 1930 ne Amerike me Al Kaponen Carli Lucianon etj.” Pushtetare te te gjithe vendeve bashkohuni me krimin “kjo eshte kauza e tyre.

  3. Mafia shqiptare baraz me cosa nostra?!

    Ne jemi ne pushtet or toc. Me ekipin prestigjioz te rilindjes dhe virtuoz si arta marku xhafa tahiri lu vlahutin etj se harrova lali fikun ?? mafia eshte dora vete shteti or toc

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *