• |
ide | kryesore

Shkatërroi zbulimet arkeologjike, prokuroria mbyll dosjen ndaj Vangjush Dakos

Lajme, Të fundit



Prokuroria mbyll një tjetër dosje të rëndësishme. Bëhet fjalë për atë ndaj kryetarit të bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako për dëmtimin e trashëgimisë historike me anë të projektit “veliera”. Prokuroria e Durrësit ka vendosur të pushojë hetimet në lidhje me denoncimin e bërë për dëmet arkeologjike. Avokatja Mirela Jorgo që ka ndjekur këtë çështje që nga fillimi i saj e quan abuziv këtë vendim të prokurorisë ndërsa paralajmëroi një pasi në gjykatë për këtë vendim të prokurorisë.

“Vendimi është marrë në fakte të thata, vetëm duke iu referuar bashkisë së Durrësit dhe institucioneve të tjera shtetërore”, – thotë Jorgo për TCH që rendit më pas edhe provat e dorëzuara që prokurorët nuk e panë të arsyeshme t’i merrnin në konsideratë.

“Janë dorëzuar fakte pa fund. Që nga fillimi i projektit dhe kemi ruajtur dhe denoncuar të gjitha dëmet që po i bëhen zbulimeve arkeologjike. Kemi kërkuar të dali në pah muri antik që lidh pallatin “Fly” me Torrën veneciane dhe po të shikosh sot ky mur është mbuluar me beton duke shkatërruar gjithçka nga zbulimet arkeologjike”, – vijon avokatja

Sipas avokates Jorgo, beteja e shoqërisë civile për ruajtjen e vlerave arkeologjike në zonën ku po ndërtohet Veliera, do të vazhdojë pavarësisht presioneve dhe manipulimit që sipas saj po i bëhen personave që janë pjesë e kësaj rezistence.



5 Comments

  1. Keta shkatrrojne jo vetem arkeologjine, por tere logjine e ketij vendi, e prape na dalin fitimtar, se kjo trego per pushtetshmerine e drejte qe po qeverisin. Kur shteti, bandat, hajdutet, mafia e drogmenet jane bashke, do jete veshtire, por jo e zoreshme per tishporrur, e denuar keta qe kane bere masaker mbi pasurite kombetare.

  2. O armiq te historise kultures dhe bukurise te ketij vendi e populli te lashte shkaterrojeni me keq se i bene hordhite e bishat kriminale nder vite .
    Por mos harroni se do vije nje dite qe do paguani e do gjykoheni ju dhe ata qe kane kaluar vetingun dhe gjykojne ne dem te ketij vendi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *