• |
ide | kryesore

Superiore/ Prova e të vërtetës për Teutën, debutim i thjeshtë për Duron

Sport



Pas pauzës së kampionatit, për shkak të impenjimeve të përfaqësueses, rikthehet Superioria me dy ndeshjet e para të javës së 4-rt ku natyrisht pritet me interes mbrëmja në Niko Dovana, ku Teutën e viziton Kukësi.

Në 15.45 në Kamëz debuton Klodian Duro në pankinë, në sfidën me Kastriotin. Kalendar i favorshëm për të bërë daljen e parë në krye të Kamzës, për ish-lojtarin e kombëtares, edhe pse nuk duhen nënvleftësuar aspak krutanët e teknikut Elvis Plori.

E pamundur në tre ndeshjet e para Teuta e teknikut Blendi Shkëmbi do të tentojë të ruajë ritmin edhe kundër një kundërshtari impenjative si Kukësi. “Nuk është punë tradite, por punë përqendrimi – tha Cungu në konferencë për shtyp para ndeshjes. “Ne futemi në fushë për të fituar kundër cdo kundërshtari dhe Teuta nuk bën përjashtim”, ka sqaruar tekniku shkodran i Kukësit.

Në 18:45 do të jetë një test i vështirë në fak për Blutë që duhet të bëjnë pa sulmuesin e tyre kryesor Reginaldo. Mozambikasi që ka shënuar 5 gola në 6 ndeshjet e para të sezonit do të jetë vështirë të zëvendësohet, edhe pse Cungu ka një filizofi tjetër: “Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm por unë mendoj se skuadra nuk varet asnjëherë nga një apo dy lojtarë kushdo qofshin. Nëse duam të fitojmë, duhet ta bëjmë si skuadër”.

Kukësi ka rifituar besimin pas dy fitoreve rradhazi mes kampionatit e Kupës, por në Niko Dovana sfida premton shkëndija, sepse Teuta nuk ka ndërmend të lëshojë, sidomos brenda mureve të shtëpisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *