• |
ide | kryesore

VIDEO / Inter-Parma, Spalletti s’është dakord: “Skandal penalltia e mohuar”

Sport



Është një Luciano Spalletti i zhgënjyer, por edhe nervoz pas humbjes së bujshme në shtëpi të Interit 0-1 ndaj Parma. Ai që ka acaruar trajnerin zikaltër ka qenë penalltia e munguar për Interin kur rezultati ishte 0-0 për një prekje me dorë të “match-winner” Dimarco, autori i një eurogoli në minutën e 79′: “Penalltia që nuk na u dha ishte një vendim skandaloz. Shumë skandaloz. Parma hyri në fushë për të penguar lojën, portieri fitonte gjithmonë kohë”.

Por Spalletti gjithashtu bën autokritikë dhe pranon: “Luan para këtij publiku dhe pastaj e gjen veten me këto dy humbje. Është e qartë se ne duhet të japim më shumë. Kemi mundësi më të mëdha dhe unë jam përgjegjës. Nëse performanca e shumë lojtarëve është nën limitin e tyre, është e qartë se përgjegjësi jam unë”.  Ndaj Parmës ishte humbja e dytë në katër javë kampionat për Interin që e sheh veten të zhytet në renditjen e Serie A, larg zonës euro.

https://www.youtube.com/watch?v=QcCYtAuiafs



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *