• |
ide | kryesore

VIDEO / Napoli-Fiorentina 1-0: Hakmarrja mban emrin e Insigne

Sport



Fitorja e tretë në kampionat për Napolin e Ancelotti që në javën  katërt të Serie A ka mundur 1-0 Fiorentina. Në një San Paolo gjysmë të boshatisur për shkak të kontestimit të presidentit nga tifozët, të kaltrit kanë vuajtur agresivitetin e toskanëve në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë Zielinski me shokë morën në dorë kontrollin e lojës deri në golin vendimar në minutën e 79′: Milik shërben për Insigne që realizon në diagonale. Tre pikë me shumë vlerë për Napolin që ngjitet në vendin e dytë të Serie A dhe barazon përkohësisht Juventusin kryesus. Këta të fundit do të presin në shtëpi Sassuolo e vendit të tretë, të dielën.

https://www.youtube.com/watch?v=TJ1qgdmNKo4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *