• |
ide | kryesore

Video/ Premier League – Liverpool i pandalshëm edhe në Wembley

Sport, Video



“Nuk do të ecësh kurrë vetëm” është slogani i Liverpool, por për momentin të Kuqtë e Jurgen Klopp po ecin pikërisht vetëm sepse askush nuk duket se mund ti mbajë ritmin (të paktën deri sa në fushë të zbresë Chelsea e Watford).

Pesë fitore rradhazi të Liverpool, e këtë herë përballë ishte Tottenham i Harry Kane, por në Wembley nuk kishte diskutime suksesi 2-0 i të kuqve. Klopp lëshoi zotërimin e topit, 60-40% në favor të Spurs, duke qenë i bindur në kundërsulmin e frikshëm të të tijve dhe Wijnaldum e Firmino i kurorëzuan idetë e gjermanit me golat decizivë.

Mungesa e Dele Alli e Lloris është ndjerë në skuadrën e Pochetinos që nuk hyri dot më shpejt se fundi i ndeshjes në lojë. Ky sukses e con Liverpool me 15 pikë në krye të Premier League, ndërkohë që londinezët marrin humbjen e dytë dhe bllokohen në 9 pikë. Goditje morali për Spurs pikërisht në vigjilje të sfidës Champions me Inter.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *