• |
ide | kryesore

Zbardhet plagosja e truprojës në Sarandë, shpallet në kërkim një person

Lajme, Të fundit



Policia ka zbardhur plagosjen e një truproje në orët e para të mëngjesit të së premtes (15 shtator) në Sarandë.

Shtetasi me iniciale A.L., 37 vjeç nga Vlora, u qëllua me armë zjarri në ambientet e jashtme të një lokal-disko rreth orës 02:32 në lagjen nr.1, ku punonte si truproje.

“Autori i dyshuar me iniciale D.M., 31 vjeç, banues në Sarandë, duke përfituar nga errësira është larguar menjëherë me një automjet nga vendi i ngjarjes.

Ai është shpallur në kërkim nga policia dhe dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobta,”-raporton policia.

Ndërsa është vënë në pranga Joan Bulin, 36 vjeç, lindur në Tiranë, me banim të përkohshëm në Sarandë, i cili punonte si truproje po në të njëjtin lokal.

Policia raporton se 36-vjeçari u arrestua për moskallzim krimi,

Si pasojë e ngjarjes, i dëmtuari A.L ndodhet i shtruar në Spitalin e Traumës Tiranë për mjekim më të specializuar, jashtë rrezikut për jetën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *