• |
ide | kryesore

Zonja e Parë e Francës së shpejti pjesë e një seriali televiziv

Paparazzi, Slider



E shumë komentuar për stilin, finesën dhe diferencën e madhe në moshë me bashkëshortin president, Brigitte Macron ka marrë një vendim befasues; së shpejti do ta shohim në rolin e protagonistes në serialin e saj të preferuar, “Vestiaires”.

Lajmin e ka konfirmuar ideatorja dhe aktorja e komedisë, Adda Abdelli.

“Ne e dimë se ajo është një fanse e madhe e kësaj serie, kështu që menduam, meqenëse e pëlqen, t’i kërkojmë asaj të aktrojë me ne”.

Mësohet se episodi do të jete dy minuta e gjysmë dhe do të përqendrohet tek atletët me aftësi të kufizuara në një klub noti.

Duket se jeta e Brigitte është karakterizuar nga ndryshime të forta dhe eksperienca speciale, nga mësuese në një shkollë të mesme, në bashkëshorte e presidentit të Francës dhe tani aktore protagoniste në një serial televiziv.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *